Mungesa e aktorit Gazmend Paja në spektaklin ‘Portokalli’ fundjavën që lamë pas ngriti dyshimet ët shumta se aktori i njohur mund t’i shtohej personazheve të shumtë që braktisën këtë vit spektaklin.
Lexo edhe: Gazmend Paja braktis ‘Portokalli’? Ja çfarë mund të ketë ndodhur në spektakël!
Mirëpo, i kontaktuar nga ‘Xing.al’, Paja sqaroi se në fakt nuk është një largim përfundmitar dhe se mungesa e tij në serinë e fundit ka ardhur për arsye të tjera.
‘Për shkak të disa problemeve shëndetësore më është dashur të mungoj.’- u shpreh aktori i njohur i humorit, duke lënë të kuptohet se me siguri do të mund ta shohim sërish në ‘Portokalli’ përgjatë javëve në vazhdim.