NBC ka publikuar teaser trailer-in e parë të serialit të ri Taken. Një prequel i filmit serial me aktorin Liam Neeson, mjaft i njohur për publikun shqiptar, në historinë e të cilit është përfshirë edhe mafia shqiptare.
Nga producenti ekzekutiv Luc Besson (The Professional, The Fifth Element) vjen një thriller i ri më i thelluar bazuar në filmin aksion të këtij franchise-i. Seriali i ambientuar në ditët tona ka në fokus jetën e personazhit Bryan Mills (Clive Standen i Vikings) në fillimet e tij, i cili do të përballet me një tragjedi personale që do të ndryshoj botën e tij. Ndërsa lufton për të marrë hak, Mills është përfshirë në një “lojë” të rezikshme të CIA-s, një punë që do të zgjojë tek ai disa aftësi shumë të veçanta.
Në cast marrin pjesë edhe Jennifer Beals, Brooklyn Sudano, Monique Gabriela Curnen, Gaius Charles, Michael Irby, James Hébert Landry dhe Jose Pablo Cantillo.
Alexander Cary (Homeland, Lie to Me) do të jetë skenaristi dhe producenti ekzekutiv i serialit. Luc Besson, Matthew Gross, Edouard de Vesinne, Thomas Anargyros dhe regjizori Alex Graves do të jenë po ashtu producent ekzekutiv. Taken është një prodhim i EuropaCorp TV dhe Universal Television dhe do të ketë premierën të Hënën e 27 shkurtit në NBC.
Filmi i parë i Taken u shfaq në vitin 2009 me regji të Pierre Morel dhe arkëtoi 226.000.000 $ në të gjithë botën. Dy sequel të tjerë, me regji të Olivier Megaton, u shfaqën në 2012 dhe në 2014 me një fitim prej 929 milionë $ në të gjithë botën.