Reed Hastings ka zbuluar se Netflix së shpejti do të hapi zyrën përfaqësuese në Francë pas mbylljes së saj 2-vjeçare.
Duke folur për Le Point, ai ka bërë me dije se zyra e gjigantit streaming do të inagurohet në 2019 në Paris dhe do të punësojë rreth 20 persona.
Netflix aktualisht ka qendrën Europiane në Amsterdam dhe gjithashtu edhe një zyrë në Londër. Ndërkohë, zyra e Francës planifikon të vendosi në investimet e ardhshme 3 filma, një dokumentar nga Stéphane de Freitas dhe prodhimin e një seriali të ri francez.
Hasting tha gjithashtu se ai ka mirëpritur gjithashtu edhe shërbimin e ri “Salto” nga Televizionet Franceze që do të dali në tregun Francez. Duke folur në vija të përgjithshme, ai shtoi se Netflix ka shpenzuar 8 Bilion Dollarë në produksion këtë vit dhe se vitin e ardhshëm planifikon të shpenzojë edhe më shume me pioritet xhirimin e filmave në formatin 4K./IMA/