OBSH: Vala e dytë e koronavirusit, 4 rregulla që duhen ndjekur

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Bota po përgatitet për një valë të re të koronavirusit, ndërsa OBSH bën me dije se sjellja e valës së dytë është në duart tona.

Mund të evitohet ose të mbahet nën kontroll, por për këtë duhen ndjekur disa rregulla. Për drejtorin e përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duhen bërë 4 gjëra: “Së pari të evitohen grumbullimet në masë. Së dyti të mbrohen të moshuarit dhe persona me patologji të rëna. Së treti të bashkëpunohet dhe të ndiqen këshillat e institucioneve, sikurse ndodhi në Itali. Dhe e katërta të bëhen testime”.