Eshtë publikuar trailer-i i parë zyrtar i «Ocean’s 8», versioni femëror i sagës Ocean me regji të Gary Ross.
Në video shohim aktoren Sandra Bullock me veshjen e të burgosurës në rolin e Debbie Ocean, motra e Danny Ocean interpretuar nga George Clooney. Po përgatitet të dalë nga burgu me liri me kusht, por nuk ka ndërmend të qendroj zerë mend! Në fokus të filmit është projekti i saj ambicioz: grabitja në Met Gala në New York, parada vjetore e yjeve, vjeshje të kushtueshme dhe bizhuteri prej qindra mijra dollaresh.
Në cast edhe emrat e aktoreve të famshme: Cate Blanchett, Helena Bonham Carter, Anne Hathaway, Sarah Paulson, Mindy Kaling dhe këngëtarja Rihanna. Në trailer-in zyrtar gjejmë edhe: Anna Wintour, Dakota Fanning, Matt Damon, Kim Kardashian, Kendall dhe Kylie Jenner, Olivia Munn, Katie Holmes, Zayn Malik, Zac Posen, Adriana Lima dhe Serena Williams.