Eshtë hedhur online trailer-i i ri i Legends, seriali dramatik që do të debutojë në kanalin kabllor TNT në USA të mërkurën e 20 gushtit që sheh për protagonist aktorin Sean Bean (Game of Thrones)
Seriali, me producent Howard Gordon (Homeland), frymëzohet nga libri me të njëjtin titull të Robert Littell me personazh kryesor Martin Odum, (Bean) agjent i infiltruar i FBI që ka aftësinë të përvetësojë tiparet e çdo personi me qëllimin për të përmbushur detyrën e dhënë. Por kur një i huaj misterioz i tregon se nuk është njeriu që ai beson të jetë, Martin fillon të vërë në pikëpyetje identitetin e tij.