Për herë të parë pas 22 vitesh, ribashkohet kasti i filmit të famshëm

Për herë të parë pas 22 vitesh, ribashkohet kasti i filmit

Besojeni ose jo, kasti i filmit të famshëm “The parent Trap” janë ribashkuar për herë të parë pas 22 vitesh që nga lançimi i filmit!

Filmi i famshëm, i shqipëruar si “Gracka e prindërve” tregon aventurën e motrave binjake të cilat, kur rigjetën njëra-tjetrën bënë çdo gjë ishte e mundur që prindërit e divorcuar të ribashkoheshi.

Ribashkimi i kastit të aktorëve përfshin padyshim Lindsay Lohan (Hallie/Annie), Dennis Quaid (Nick), Elaine Hendrix (Meredith), Lisa Ann Walter (Chessy), dhe Simon Kunz (Martin) dhe padyshim regjisorin dhe skenaristin e filmit.

Rikthimi i kastit të “The parent Trap” nuk vjen i paqëllimshëm. Objektivi i tyre është të mbledhin fonde për fëmijët në nevojë kudo nëpër botë.

Për herë të parë pas 22 vitesh, ribashkohet kasti i filmit

Lindsay, e cila asokohe ishte vetëm 11 vjeç, tregoi se roli i saj në atë film e ndihmoi përfundimisht të hynte në botën e aktrimit.

Nëse jeni kureshtarë t’i shihni si duken aktorët e filmit tani, urdhëroni!