Përse po hetohet nga prokuroria Dekania e Fakultetit të Mjekësisë Dentare?

Prej disa muaj Prokuroria e Tiranës, ka nisur një hetim ndaj dekanes së Fakultetit të Mjekësisë Dentare (FMD) znj. Edit Xhajanka, e cila akuzohet për vjedhje, shpërdorim detyre dhe përvetësim të fondeve të fakultetit duke ngritur një skemëtë vërtetë të transferimit dhe përvetësimit sëtë ardhurave publike nga organizimi i veprimtarive shkencore të organizuara nga FMD në drejtim të dy OJF-ve. Ndonëse ligji i arsimit të lartë,i jep mundësi institucioneve të arsimit të lartë të krijojnë të ardhura dytësore përmes organizimit të veprimtarive kërkimore-shkencore, e kundërta ka ndodhur me drejtuesen e këtij fakulteti znj. Xhajanka, e cila duke shfrytëzuar këtë mundësi dhe postin, me sa duket ka shpërdoruar haptazi detyrën duke i transferuar këto të ardhura të krijuara nga kongreset e organizuara nga Fakulteti, drejt dy organizatave jofitimprurëse me të cilat përflitetet se ajo bashkëpunon.

Konkretisht, organizimi i Konferencave, Kongreseve, Simpoziumeve etj.,aktivitete kërkimore-shkencore që duhet të ishin, sipas ligjit, pronësi e këtij Fakulteti, dekania Xhajanka, i ka transferuarato me një të rënë të lapsit të saj, drejt kontove bankare të dy OJF-ve, me të cilat duket që ka lidhje të afërt. Kështu ka ndodhur me Kongresin e I, të Fakultetit të Mjekësisë Dentare të mbajtur në Tiranë në 3-4 nëndor të vitit 2017. Ky ishte aktiviteti i parë madhor i këtij fakulteti me pjesëmarrje të lartëtërreth 3000 mjekë stomatologëtë ardhur nga brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët sipas programit kanë paguar tarifën (Fee) e regjistrimit të pjesëmarrjes në kongres prej 35 Euro, jo në llogarinë e Fakultetit, por në numrin e llogarisë sëShoqatës “Brainstorm”. Po ashtu, në këtë veprimtari shkencore morën pjesë edhe studentët e fakultetit, të cilët u detyruan nga dekania të paguajnëCASH për pjesëmarrje një tarifë prej 10 Euro, në një kohë që ata nuk duhet të paguajnë asnjë tarifë për veprimtaritë që organizonky fakultet.

Nga ana tjetër, në Panairin e atij kongresi shoqëritë distributore të produkteve dentare kanë paguar deri në1000 Euro/m2 për çdo ditë ekspozimi të produkteve të tyre, që ashtu, si dhe tarifat e regjistrimit në kongres janë përvetësuar në kundërshtim me ligjin si për çdo herënga të njëjtët miq të dekanes Edit Xhajanka, e cila ndonëse në shkelje të plotë të ligjit dhe në mënyrë të përsëritur nuk nguron për tëfavorizuarhaptazi llogaritë e OJF-ve, me të cilat ajo bashkëpunon në kurriz së të ardhurave të atij fakulteti. Ironia e fatit në këtë skemë të madhe vjedhjeje është fakti se shpenzimet për aktivitetin e FMD janë paguar nga buxheti i fakultetit, por të ardhurat nuk kanëshkuar asnjëherë në llogarinë e tij. Me të drejtë lind pyetja si ka mundësi që auditi i Universitetit nuk i ka kontrolluar të ardhurat dhe shpenzimet e rrjedhura nga Kongresi i I, i Fakultetit, e vijues, kur bëhet fjalë për të ardhura të konsiderueshme të cilat arrijnë mijëra euro nisur nga numri i lartë i pjesëmarrjes, panairet dhe sponsorizimet?

Dihet se Kongresi i parëi këtij Fakulteti nuk kaloi pa u vënë re nga strukturat e Universitetit kuorganizimi dhe mënyra e përfundimit u kritikua ashpër nga Senati dhe Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, duke qenë se të ardhurat e këtij aktiviteti nuk u pasqyruan asnjëherë në llogarinë e fakultetit, por u përvetësuan padrejtësisht nga kjo shoqatëpartnere e dekanes.

E njëjta skemë përvetësimi duket qartë se u përdor nga dekania në organizimin e Kongresit të Dytë të Fakultetit të Mjekësisë Dentare, mbajtur në Tiranëmë 9-10 nëndor 2018 dhe nëKongresin e Tretë të zhvilluar më 15-16 nëndor 2019, por me një ndryshim qëkëtë herë për realizimin e qëllimeve të saj përmes përvetësimit tëaktiviteteve si pronësie Fakultetit, krijoi në shtator të vitit 2018, vetëm dy muaj përpara organizimit të këtij eventi “Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Profesionistëve Dentarë”. Sado që dekania e këtij fakulteti të luajëPoker me të drejtat dhe pronësinë intelektuale tëFakultetetit tëStomatologjisë ajo kurrënuk do të mundëtë fshehëdot faktet kokëforte që këto kongrese janëorganizuar dhe zhvilluar nga Fakulteti i Mjekësisë Dentare dhe natyrisht janë nën pronësinë e tij, sepse nëtëgjitha fjalët e hapjes, përshëndetjet e presidenteve të kongreseve, librat e abstrakteve të botuara, banerat dhe posterat e kohës kanë për pronar Fakultetin e Mjekesisë Dentare, sado që dekanesha të përpiqet të tjetërsojë autorësinëe tyre në favor të partnerëve të saj në biznes,duke urdhëruarnë këto fallsifikime vartësit e saj.

Me ardhjen e administratorit të ri të Universitetit të Mjekësisë duket se gjërat u bënë më të vështira për dekanen Xhajanka për funksionimimin e skemave të saj tëpërfitimit për shkak të efekteve të urdhërit Nr 32 dt 03/04/2018 “Për caktimin e kritereve që do të ndiqen për financimin e kongreseve, konferencave shkencore dhe workshopeve”, ku në pikën 4 të atij urdhëri u përcaktua në mënyrë të detyrueshme që pagesat e pjesëmarrësve dhe donatorëve duhet të kryhen nëpërmjet bankës në llogarinë e të ardhurave të UMT dhe Fakulteteve përkatës. Nisur nga kjo pengesëadministrative e brendshme,dekania, duket qartë se ka sajuar një skemë tjetër përvetësimi të të ardhurave të Fakultetit dhe për të shmangur urdhrin e administratorit të Universitetit të Mjekësisë për organizimin e kongreseve ajo krijoi në korrik të 2018 “Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Profesionistëve Dentarë”, me presidente Zv/dekanen e saj, e cila thuhet se përdoret si dekor për kongreset e rradhës.

Por manirat e zonjës Edit Xhajanka,nuk përfundojnë këtu. Ajo aplikoi në emër të Fakultetit në pranverën e vitit 2018 nëBalkan Stomatological Society (BaSS) për të organizuar Kongresin e 24 tëShoqatës Ballkanike të Stomatologjisë nëTiranë, nëmaj 2019. Ashtu, siç rezulton nga dokumentacioni dhe burimet zyrtare të kohës, ky aplikim është kryer në emër tëFakultetit në prill të vitit 2018 ndërkohë që “Shoqata Kombëtare Shqiptare e Profesionistëve Dentarë me të cilën ajo realizoi proçesin e përvetësimit së të drejtave, pronësisë intelektuale dhe financiare është krijuar pesë muaj më vonë në shtator të vitit 2018. Skema e mashtrimeve me qellim përvetësimi, këtë herë ka për bazë aplikimin e një tarife (Fee) prej 140 Euro për person, një trofe i artë ky, për të mos i shpëtuar drejtueses së këtij fakulteti. Duket që rëndësi për dekanen ka fakti që ajo të pasurohet, duke përdorur emrin dhe asetet e fakultetit, pavarësisht rënimit tëtij, për të cilin ajo ka detyrim ligjor të mbrojëdhe zhvillojëinteresat pronësore të tij.

Ende nuk dihen rezultatet e hetimit që ka nisur organi i akuzës, Prokuroria e Rrethit Tiranë, e cila sipas informacioneve që vijnë pareshtur nga fakulteti ka sekuestruar dokumentacionin përkatës pranë institucionit të arsimit të lartëdhe po vijon të marrë në pyetje personat që kanë dijeni për faktet rreth akuzave tëveprës penale, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të skemave të mashtrimit me qëllim përfitimi në organizimin e veprimtarive shkencore të këtij fakulteti nga tarifat e pjesëmarrjes, sponsorizimet dhe panairet që mbahen në këto evente. Por më interesante në këtë histori mbetet fakti qëzonja Xhajanka, përpos këtyre aferave, guxon të rikandidojë përsëri për këtë mandat të dytë në zgjedhjet e datës 30 Korrik 2020 për organet drejtuese në universitete. Përpos këtyre fakteve kokëfortë, duket që askush nuk mund ta ndalë oreksin e zonjës Xhajanka, e cila pavarësisht situatës së rënduar të pandemisë globale të COVID-19, që tani ka projektuar Kongresin e Katërt të Stomatologjisë, nën emrin dhe logon e Fakultetit, por për llogari OJF e saj dhe jo arkën e fakultetit.

Sipas të gjitha gjasave, vettingu do të funksionojë vetëm për gjyqtarë dhe prokurorë dhe jo për pjesën tjetër të shoqërisë për dekanë, rektorë apo për çfarëdo lloj ofiqarësh të tjerë qofshin këta, sepse, kështu e do për momentin interesi i politikës. Ndryshe nuk mund të shpjegohet që ky rast kaq i paprecedent në historikun e arsimit të mjekësisëshqiptare do t’i shpëtonte Komisionit Institucional Zgjedhor i Universitetit (KIZ) si i vetmi organ qëadministron zgjedhjet në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, i cili bazuar në pikën 3/a të nenit 21 të rregullores së zgjedhjeve, i cili përcakton qartë se “nuk mund të kandidojnë për drejtues të njësisë kryesore në institucionet publike të arsimit të lartë, kandidatët që: a. janë në ndjekje penale…”,si dhe në kriteret e vendosura në pikën 2/d të nenit 41 të Statutit të UMT, miratuar nga Ministria e Arsimit, për të ndërhyrë në këtë proces duke penguar kandidimin e saj.

Në rastin konkret është detyrë e institucioneve shtetërore që mbrojnë interesat e publikut të gjerëtë garantojnë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, institucioneve të pavarura dhe atyre të krijuara me ligj, të administratës publike, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to, të personave, të cilët kanë probleme me ligjin. Ky është mjeti i vetëm demokratik që kontrollon pastërtinë e figurës së çdo funksionari publik të zgjedhur apo të emëruar!Ndaj askush nuk mund të lejojë që abuzime të tilla të mos ndërshkohen dhe prokuroria të mbajë nën sirtar dosjet mal me akuza aq më tepër kur bëhet fjalë për imazhin e Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë qëpaguhen nga taksapaguesit shqiptarë ku mbrojtja dhe garantimi i mirëfunksionimit demokratik të administratës publike dhe çdo institucioni apo entiteti tjetër ekonomik shtetëror, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje dhe/ose vendimmarrje i personave, të cilët kanë pengesa ligjore është detyrim parësor për të garantuar sundimin e ligjit dhe integritetin e personave që zgjidhen për të ushtruar funksione publike. Vetëm kështu do të sigurohen ata studentënënshkruesit e mjekësisë dentare se vërtet nuk duan favore dhe as kritika për dekanen e tyre!

Nga Kastriot Frasheri