#IMAprimeTime // PROGRAMI I MBREMJES, e Diele, 26/12/2015
Programet që ofrojnë televizionet kryesore shqiptare në mbrëmje.
TOP CHANNEL | Ora 21:00 Pa Limit [Show Humori]
Pa Limit është i vetmi format humori i bazuar krejtësisht në improvizim të atypëratyshëm. Trupa e pesë aktorëve: Annais Lika, Aleksandër Grami, Roland Saro, Erblin Bajko dhe Jorke Broka, së bashku me të ftuarin VIP bëhen pjesë e lojërave të fjalëve, dialogimit spontan, pantomimës dhe batutave te momentit, përgjatë 90 minutave, nën moderimin e Luana Vjollcës.
TV KLAN | Ora 21:00 Fate te Kryqezuara [Serial Dramatik]
Historia rrëmbyese e dy grave të cilat vijnë nga dy botë të ndryshme, e që takohen 15 vite më parë në spital gjatë lindjes. Fati është ai që i kryqëzon rrugëtimet jetësore të Gylseren, një grua e vetme në kushte të vështira ekonomike dhe të Dilara, një grua e pasur nga një familje e famshme, e martuar me Xhihan.
VIZION PLUS | Ora 21.00 Tornado me Para [Game Show] Live Streaming
Cila eshte zgjedhja juaj per sonte? Komentoni me poshte!