Një nga prodhimet më të mira të kinematografisë turke, Diamante dhe Dashuri (Kara Para Ask), një serial kaq shumë i dashur për shqiptaret do të rikthehet sonte në Klan me seritë e reja.
Seriali me dy aktorët e famshëm Tuba Buykustun dhe Engin Akyurek ka një sukses absolut, seriali trasmetohet në shumë vënde të botës, po ashtu dhe në vendin tonë nëpërmjet televizionit Klan.
Seriali ka në fokus një histori dashurie mes një komisari të quajtur Omer dhe një vajze të quajtur Elif, që shpesh herë bëhet e pa mundur për shak të njerëzve të padrejtë që i rrethojnë.
Seriali filloi trasmetimet në fillim të vitit 2015 në Tv Klan, dhe ndërperu trasmetimet në fund të sezonit televiziv që lamë pas. Diamante dhe Dashuri rikthehet nga sonte dhe do të trasmetohet çdo të Shtunë dhe të Dielë në orën 21:00 në KLAN.