Kur dy ditë më parë në adresën e postës elektronike na erdhi një njoftim ku specifikohej se rrjeti prestigjoz amerikan CNN do të fliste shqip, në lexim të parë, pa u menduar gjatë lajmi na surprizoi dhe gëzoi pa masë, por ajo ndjesia e mirë e atij momenti do të zbehej në pak sekonda. Pasi analizuam mirë email-n e marrë dhe kërkuam më shumë detaje nga “CNN Albania”, një përgjigje që deri më sot nuk ka ardhur dyshimet se bëhej fjalë për një mashtrim dhe shfrytëzim të brand-it nga një subjekt apo grup njerëzish që qendrojnë mbrapa filluan të shtoheshin. Për më tepër në kërkimet në portalin zyrtar të CNN nuk kishte asnjë komunikim për një version në gjuhën shqipe të portalit të njohur dhe të asnjë televizioni në livestreaming sikurse shkruhej në njoftim.
Përmbajtja e email-it të ardhur në adresën e InfoMedia Albania:
E ndërkohë që portali cnn.al pritet të filloj punën nën logon e njohur të CNN, IMA kërkoi më shumë informacion duke kontaktuar me Matt Dornic, Zëvendës Presidentin dhe Përgjegjësin e Komunikimit të CNN Digital, i cili e ka mohuar një lajm të tilllë dhe se faqja në fjalë nuk ka asnjë autorizim nga CNN dhe se përdorimi i emrit e brand-it është një shkelje e hapur e ligjit për të drejtat e autorit.