Ashtu si ju kemi informuar edhe më parë, Shqipëria për herë të parë do të marri pjesë këtë vit në “Eurovision Young Musicians”, një version special i Eurovision dedikuar muzikantëve të rinj në muzikën klasike.
Ndërsa hapi audicionet për konkurim në mesin e Shkurtit të vitit 2018, RadioTelevizioni Shqiptar tashmë ka anoncuar edhe datën që eventi do të organizohet.
Nën emrin “Albanian Young Musicians”, RadioTelevizioni Shqiptar do të paraqesi në skenën e re të Amfiteatrit të Liqenit në Tiranë, 8 artistë konkurentë ku pas seleksionimit njëri prej tyre do të përfaqësojë vendin tonë në eventin që do të mbahet në Edinburg në datat 18-23 Gusht mes 18 shteteve të tjera.
“Albanian Young Musicians” do të transmetohet në datën 11 Qershor në orën 20.00 drejtëpërdrjet në RTSH./IMA/