Lajme të jashtëzakonshme nga Tirana International Film Festival (TIFF): Semiramis Award for Excellence in Casting, një nga çmimet më prestigjioze në industrinë e filmit, do të dorëzohet për herë të parë në Tiranë! Ky çmim vjen si pjesë e një iniciative të International Casting Directors Association (ICDA) për të vlerësuar rëndësinë dhe ndikimin e procesit të casting në kinematografi.
Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi do të mbahet në datën 22 Shtator, gjatë hapjes së edicionit të 22-të të Tirana International Film Festival, festivali më i vjetër dhe më i rëndësishëm në Shqipëri. TIFF, tashmë një festival kualifikues për Academy Awards®️ dhe European Film Awards, vazhdon të konsolidojë pozicionin e tij në skenën ndërkombëtare të filmit.
Falë bashkëpunimit me Filmmakers Europe dhe Spotlight, më shumë se 40 regjisorë ndërkombëtarë të casting do të marrin pjesë në këtë ceremoni të veçantë, duke nderuar artin e casting dhe rritur ndjeshëm ndikimin e industrisë shqiptare të filmit në skenën botërore.
TIFF vazhdon të luajë një rol thelbësor në promovimin e bashkëpunimeve kulturore dhe në forcimin e zërit të kinemasë shqiptare, duke e bërë Tiranën një qendër të rëndësishme për kineastët dhe dashamirësit e kinemasë nga e gjithë bota.