Gjiganti mediatik shqiptar Top Channel ka ndryshuar pronar. Marrëveshja është arritur dhe pritet që të nënshkruhet gjatë ditëve në vijim për blerjen e shumicës së aksioneve të Top Channel-it, të cilat i zotëron familja Hoxha.
Albeu.com mëson se pronarët aktual të shumicës së aksioneve, familja Hoxha ka arritur marrëveshjen me blerësin, i cili është njëri prej biznesmenëve më me ndikim aktualisht në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Shefqet Kastratin, i cili pritet të jetë pronari i ri i televizionit Top Channel.
Marrëveshja është vetëm për televizionin, ndërkohë që Albeu.com mëson se se Top Media me Digitalbin, Top Albania Radio, etj., do të vazhdojnë të qendrojnë në pronësi të aksionerëve të deritanishëm.
Shefqet Kastrati është një prej biznesmenëve më të fuqishëm për momentin në Shqipëri duke e shtrirë aktivitetin e tij gjatë viteve të fundit edhe në sektorë të tjerë si ndërtimi dhe hoteleria, krahas karburanteve. /albeu.com/