Pas lajmit për shkarkimin nga detyra e Drejtorit të Informacionit të gazetarit Sokol Balla, ka reaguar zyrtarisht Top Channel.
Nëpërmjet një njoftimi, Top Channel ka komunikuar se drejtor i komanduar i Informacionit do të jetë Endri Xhafo për një periudhë kohore të pacaktuar.
“Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende. Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story”, -njofton Top Channel.