IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Shuhet në moshën 77-vjeçare aktori dhe regjizori Rikard Ljarja

nga IMA Redaksia
2020/04/21
në Kinema
Koha e Leximit: 4 mins read
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërron jetën në moshën 77-vjeçare aktori i njohur shqiptar Rikard Ljarja. Aktori prej 3 muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk dilte nga shtëpia prej kohësh. Pasditen e së hënës, 20 prill, zemra e tij pushoi së rrahuri duke mbyllur sytë përjetë në këtë botë. Ai ishte bashkëshorti i aktores po të njohur shqiptare Marjeta Ljarja.

REKLAMA

Rikard Ljarja ishte një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

Që prej vitit 1973 ka qenë protagonistë në shumë filma kinematografik, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës” përkrah Kadri Roshit”, por edhe ka qenë regjisor si në filmi “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë”, e gjithashtu i madh ka qenë kontributi i tij edhe si skenarist edhe njeri i penës, ku gjatë viteve të fundit ka botuar disa libra. Ljarja gjithashtu ka qenë skenarist për filmat e njohur shqiptarë “Pesha e kohës” dhe “Kur hapen dyert e jetës”.

Aktor

Viktimat e Tivarit (1996)
Fletë të bardha – (1990)
Pesha e kohës – (1988)
Rrethi i kujtesës – (1987)
Në prag të jetës – (1985)
Pranverë e hidhur – (1985)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)
Ilegalët – (1976)
Rrugicat që kërkonin diell – (1975)
Rrugë të bardha – (1974)
Shpërthimi – (1974)
Ndërgjegja – (1972)
Kur zbardhi një ditë – (1971)
Plagë të vjetra – (1968)
Gadhnjim mbi vdekjen – (1967)
Duel i heshtur – (1967)
Komisari i dritës – (1966)

Regjisor

Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Dita e parë e emrimit – (1981)
Sketerre 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

Skenarist

Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Rita Gjeka: Rikard Ljarja nuk e pranoi titullin ‘Nderi i Kombit’

Rita Gjeka, drejtoresha e Teatrit Migjeni, në një lidhje telefonike me Report Tv, tha se ishte e pikëlluar nga ky lajm edhe pse e priste pasi e dinte që Rikardi ishte i sëmurë. Ajo tha se Rikardi ishte një njeri i madh dhe nuk e pranoi titullin ‘Ndër i Kombit’, aq i përulur ishte.

“E prita me dhimbje këtë lajm edhe pse ka kohë që unë e di që Rikardi ishte i sëmurë. Më 1 nëntor të 2019 insistova që të vinte në 70 vjetorin e teatrit, por mënyrën se si mu përgjigj më ngeli gozhdë në zemër. Ai kishte dëshirë të vinte por e kishte të pamundur, Ajo ishte hera e fundi që e takova. Ai kishte një nostalgji për Shkodrën dhe thoshte ‘për shpirt nuk iki kurrë nga Shkodran’. Ai është shpallur “Nderi i Kombit’ dhe nuk e ka pranuar me e marr çmimin, i tillë ishte Rikard Ljarja”, tha Gjeka

Mevlan Shanaj: Ded ku je? Kjo pyetje vjen në çdo familje në një minutë heshtje

Edhe aktori e regjisori i famshëm Mevlan Shanaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e aktorit të njohur Rikard Ljarja.

Ai është shprehur se e gjithë Shqipëria po përjeton dhimbje në këto momente dhe ata i kanë lotët tek sytë e tij të qeshur.

“Ej sot iku RiKard Ljarja! Ej shqiptarë dhimbja ka një emër sot nesër do quhet Rikard, emocioni ka emrin e tij, buzëqeshja është për të, liria ka dashurinë në zemrën e tij, ne shoket lotët i kemi te sytë e tij të qeshur, zemra e tij është në ju që e deshët po kthehet në Shkodrën e jetës së tij. Mik na helmove na shkretove fisnikerinë.Faleminderit dashuris tënde, ne tashmë dimë vdesim të ndershëm dhuratën e ruajtur zemrës tënde sot e hodhe në dritën e arit për të pushtuar gjithesinë? Dritë pastë emri vepra e shpirtit tënd të bukur, me duar të dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni. Si e do Shqipëria, Ded! Ku Je! Kjo pyetje vjen në cdo familje për mje min heshtje. Le të kumbojnë këmbanat e zemrave për të. Lamtumirë miku im! Që mbete mik i shtrenjte!”, ka shkruar Mevlan Shanaj.

REKLAMA

Vdekja e aktorit të njohur Rikard Ljarja, reagon Natasha Lako: Fytyra më e dashur e rinisë sime, na le para kohe
Në lidhje me vdekjen e aktorit të mirënjohur shkodran, Rikard Ljarja në moshën 77-vjeçare ka reaguar gazetarja e njohur shqipatare Natasha Lako.

Ajo është shprehur se ai ishte fytyra më e dashur e gjithë riisë së saj me një zemër të pastër e të papërdhosur.

Lako ka shtuar se ai ishte njeri i filmit , teatrit, i penës, i shokëve , i familjes së të bukur dhe i dashurisë së pafund.

“Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë ! Fytyra më e dashur e rinisë sime , zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur , shpirt krijues i qytetërimit shqiptar, në vazhdimësinë dhe transformimin e viteve 60 në të gjithë botën, shkodran i mencur me qëndresën më fisnike.

Zë kumbues , i njeriut më të zakonshëm. Njeri i filmit , teatrit dhe i penës, i shokëve , i familjes sate të bukur dhe i dashurisë së pafund. Na le para kohe”, ka shkruar Ljarja.

 

Burimi: Shqiptarja.com
Tags: Rikard Ljarja
ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Bilanci i COVID -19, më shumë se 2 milion e 400 mijë të infektuar në mbarë botën

Postimi Tjetër

Regjisori Kumbaro tregon momentet e fundit të Ljarjas: E dhimbshme të përcillet me dy makina!

TË NGJASHME

Kinema

Festivali i Filmit në Kanë 2023, çiftet më të dashuruar në tapetin e kuq

Nga lëkura e Irina Shayk te Schiaparelli e Bella Hadid, tapeti i kuq i Festivalit të Filmit në Kanë është...

nga elim
Maj 23, 2023
Guardians of the Galaxy
Kinema

Guardians of the Galaxy, Miley Cyrus duhej të shfaqej në film, por u zëvendësua

Guardians of the Galaxy Vol. 3 ka hequr dorë nga Miley Cyrus. Aktorja dhe këngëtarja kishte dhënë tashmë kontributin e...

nga elim
Maj 4, 2023
Guardians of the Galaxy Vol. 3
Kinema

Guardians of the Galaxy 3, Chris Pratt ka një fans: Arnold Schwarzenegger

Një VIP pa Guardians of the Galaxy vol. 3 dhe nuk mungoi të tregojë vlerësimin e tij të thellë për...

nga elim
Maj 4, 2023
Deathstroke
Kinema

Batman, Ben Affleck flet për atë që kishte në mendje për filmin e tij të anuluar

Edhe pse The Batman  me Robert Pattinson i Matt Reeves nuk i zhgënjeu fansat dhe me të vërtetë një vazhdim...

nga elim
Maj 4, 2023
Kinema

A shkojnë mirë fëmijët e JLo me partnerin e mamasë, Ben Affleck?

Jennifer Lopez është nënë e dy fëmijëve, Emme Maribel Muniz dhe Max Muniz, të cilët i ka me Marc Anthony....

nga elim
Maj 4, 2023
Televizion

Kevin Costner dhe Christine Baumgartner po divorcohen pas 18 vitesh martesë

Aktori dhe bashkëshortja e tij kanë vendosur t'i japin fund martesës së tyre pas 18 vitesh bashkëjetesë. Do të kishte...

nga elim
Maj 4, 2023
Postimi Tjetër

Regjisori Kumbaro tregon momentet e fundit të Ljarjas: E dhimbshme të përcillet me dy makina!

Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen bashkë për një projekt muzikor bamirësie

orgesa zaimi shiu i tetorit

Reklama

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

Televizion

Stresi habit me deklaratën e tij për Zhaklinën

nga elim
Maj 23, 2023
0

Reperi Arkimend Lushaj, i njohur me ermin e artit Stresi, ka bërë një deklaratë të fortë kur është pyetur se...

Lexo Më Shumë
Muzikë

Pique, fotoja e re sociale me Clara Chia

nga elim
Maj 23, 2023
0

Pothuajse një vit pas ndarjes nga Shakira, Gerard Piqué ka publikuar një foto të re sociale me të dashurën e...

Lexo Më Shumë
Televizion

Bledi Mane shpërthen me akuza ndaj Nita Latifit

nga elim
Maj 23, 2023
0

Bledi Mane dhe Nita Latifi kanë pasur një afrimitet gjatë kohës sa ishin në Big Brother VIP Albania. Ata bënë...

Lexo Më Shumë
Muzikë

Era Istrefi në përkrahje të Amir Rrahmanit, shfaqet në stadiumin e Napolit

nga elim
Maj 23, 2023
0

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka përcjellur nga stadiumi “Armando Maradona” futbollistin, Amir Rrahmani, që luan me Napolin. Era ishte në...

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist