Jete, ora 21:00 – 3Plus
Episodi 69
Doruku do të përpiqet të bindë Tuvalin të kthehet në punë. A do ta firmosë Hajati
dokumentin e divorcit? A do ta pranojë Hajati surprizën e Muratit apo do ta refuzojë
sërish?
Mos u dorëzo, 21:45 – 3plus
Episodi 154
Çfarë lexon fshehurazi Ajtyli në celularin e së bijës? Nuri do të zbulojë një të
vërtetë të hidhur kur të ndeshet me Fikreten dhe vëllanë e saj. Po Jigiti kë do të
kërcënojë me pistoletë?
Rikthimi 19:00 3Plus
Episodi 109
Monika tmerrohet kur sheh Karlos Rikalden në parkimin e kompanisë “Verërat Larrea”. Edi i rrëfen Valerias se është polic i infiltruar brenda bandës. Diego dëgjon Elenën teksa thotë se do t’i zhdukë vajzat. Kamila qorton Monikën që nuk i tregoi për lidhjen e Herardos me
Elenën. Si do të vijojë marrëdhënia mes tyre?
Love Bird – Trumcaku Cdo te Enjte 21.00 Jolly HD | Cdo te Diel 21.00
Episodi 25-26-27
Në Tekirdag, tezja mundohet ta martojë Feridenë me djalin e birësuar të të shoqit. Nexhmija orvatet të vrasë veten. I tronditur, Seifetini i kërkon Selimit ta pranojë të bijën sërish si të fejuarën e tij. Muzhgani vendos t’i ndihmojë të rinjtë të lidhen me njëri-tjetrin. Do ta shprehin ata hapur dashurinë e tyre?
Kamrani është i vendosur t’i shprehë Feridesë dashurinë që ndjen për të. Selimi e ndihmon Nerimanin të shkojë në Tekirdag për t’u takuar sërish me Kamranin. Përpjekjet e tezes për ta martuar Feridenë me një oficer dështojnë falë këmbënguljes së Kamranit. Teksa lëkundet bashkë me Kamranin në kolovajzë, Ferideja e pranon më në fund që e dashuron atë. A do ta bëjë ky pohimmë të vështirë marrëdhënien mes dy të rinjve?
Selimi pranon kërkesën e Seifetinit për t’u martuar me Nexhmijen, por babai i nuses tronditet kur mëson që dhëndri i ardhshëm është ligjërisht i martuar më parë me Feridenë. Kamrani dhe Ferideja ikin së bashku nga Tekirdagu por Nerimani i ndjek gjatë kthimit. Ferideja nuk dëshiron të kthehet në shtëpi, por ndryshon mendim kur sheh me sa mall e presin që të gjithë. Si do të reagojë Ferideja pasi do të mësojë që është ligjërisht e martuar me Selimin?








