Jete, ora 21:00 – 3Plus
Episodi 75
Lejla njofton menjëherë Muratin pas përplasjes fizike me Hazallin. Të dyja janë të vendosura ta çojnë deri në fund lojën e tyre. E shqetësuar për largimin e Muratit, Hajati vendos ta ndjekë nga mbrapa. Kush do t’i mbyllë ata të dy brenda në dhomë?
Mos u dorëzo, 21:45 – 3plus
Episodi 159
Nurin e plagosin me thikë në burg. A do ta mësojë ajo se kush i jep gjak në spital? Çfarë do të bëjë Elmasi kur të shohë Nazanin me beben e saj në krahë?
Rikthimi 19:00 – 3Plus
Episodi 115
Viki i rrëfen Monikës se Elena ka vrarë zotin Hulian.
Shfaqet në ekran videoja e Monikës dhe del në pah identiteti i saj i vërtetë. Elena e thërret Adriana në sy të të gjithëve dhe e vë Kamilën përballë një vendimi tejet të vështirë: a duhet të qëndrojë apo të largohet Monika. Çfarë do të vendosë ajo?