Gazetari Sokol Balla ka nisur pjesën e parë të emisionit të tij të ri në Vizion Plus, që tashmë quhet “Real Story”, dhe interesi ka qenë tepër i lartë.
Formati është thuajse i njëjtë me “Top Story” emisionin që gazetari Balla ka patur në Top Channel, po ashtu edhe kolegët që i ka marrë me vete. Skënder Minxhozi, Agron Gjekmarkaj, Arjan Vasjari janë analistët e ftuar në panelin e emisionit.
Balla: Si ndiheni në shtëpinë e re? Agron?
Gjekmarkaj: Duket mjaft rehat, mjaft e këndshme.. kështu që me këmbë të mbarë.
Duket se Balla ka ftuar të gjithë analistët që kishte edhe tek emisioni Top Story në Top Channel.
Pak para se të niste emisioni, Balla ironizoi median ku ai ka punuar dhe drejtuar prej vitesh.