Talenti i The Voice, Rod në Top 20 e klasifikimit suedez në iTunes!

Rodolf Byku, një nga talentet e The Voice of Albania po vazhdon të ngjis shkallët e karrierës jashtë vendit. Suedia është vendi ku këngëtari i ri po njeh sukseset e tij të para. Javë më parë në një intervistë ekskluzive për InfoMedia Albania Rod, emri i tij artistik, na tregoi më shumë për projektin e tij debutues “Light i up” dhe bashkëpunimin me producentët suedez Christian Oscarsson dhe Linda Sonnvik, me të cilët ai ka bashkëpunuar sërisht për këngën e tij më të re “Summer Paradise”. Kënga e cila vjen në duet me këngëtaren suedeze Ebba ka arritur të pozicionohet në Top 20-shen e Chart-it Suedez që në ditën e parë të publikimit në iTunes. Një sukses që duket se është pëlqyer nga publiku suedez që me dëgjim të parë.

13823528_1363666173650713_1966622927_n (1)

Rodolf është shprehur mjaft i kënaqur për këtë arritje dhe që kënga e tij më e re është renditur që në ditën e parë ndër këngët më të pëlqyera në Suedi.

13672571_1363665250317472_1452679437_n

Summer Paradise do të shoqërohet edhe nga videoklipi zyrtar që do të publikohet në datë 5 gusht, trailer-in e të cilit mund ta ndiqni më poshtë.

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.