“The Closer” seriali më i ri në RTSH

Mos thamë gjë serial në Televizionin Publik? Në fakt po, besojini syve! Edhe ne vërtet na habiti por ja që më në fund RTSH po përmirëson programacionin e vet.

Për herë të parë pas disa kohësh mungesë Radio Televizioni Publik do të sjelli në ekran serialet, një prej hapsirave të programacionit më të shikuara dhe më të pëlqyera nga publiku në të gjitha televizionet.

“The Closer” seriali amerikan policesk do të jetë një prej serialeve premierë në RTSH. Ai është një prodhim i Warner Bross, me një jetë gjatësi prej afro 7 vitesh me nga 7 sezone, ku ka arritur një audiencë të kënaqshme në TNT Newtork, rrjeti amerikan në të cilin është transmetuar.

Seriali flet mbi shefen e Policisë Brenda Johnson e cila me një stil të veçantë drejton sektorin e vetëvrasjeve në Departamentin e Policisë së Los Angeles. Aftësia e saj e lindur për të lexuar mëndjet e njerëzve e ndihmon atë dhe grupin e saj për të zgjidhur rastet më të vështira por edhe më me bujë në LA.

“The Closer” do të startoj së shpejti në rrjetin e RTSH.

Copyright IMAlbania.com

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.