IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

The Voice of Albania 5|Nata e parë – Përmbledhja e zgjedhjeve të trajnerëve

by Niko Lako
2016/01/09
in TELEVIZION
Reading Time: 6 mins read
A A
The Voice of Albania 5|Nata e parë – Përmbledhja e zgjedhjeve të trajnerëve

Ka nisur këtë mbrëmje në një atmosferë të mrekullueshme, plot ritëm dhe emocione, spektakli më fantastik, në kërkim të zërit më brilant muzikor në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, por edhe mbarë Evropën ku jetojnë shqiptarë, “The Voice of Albania 5”.

ADVERTISEMENT

Siparin e këtij spektakli magjik që transmetohet në ekranin e Top Channel e ka ngritur një prej moderatorëve më të famshëm në Shqipëri, Ledion Liço. Që në fillim të spektaklit, Liço ka shpalosur misionin e “The Voice of Albania 5”, që është përpjekja për të zbuluar zërat më të mirë dhe fituesin e këtij show.

Sidriti ka përzgjedhur 3 konkurentë në skuadrën e tij:

Kaltrina Etemi

KALTRINA-ETHEMIMosha: 22 vjeç
Vendlindja: Tetovë, Maqedoni
Vendbanimi: Leçe, Itali
Arsimi: Ekonomi

ADVERTISEMENT

Prej vitit 2001 jeton në Leçe. Është diplomuar për ekonomi dhe ka marrë studime kantoje privatisht. Kur ka qenë e vogël ka fituar një çmim të dytë, në një festival fëmijësh, në L’Aquila të Italisë. Ka qenë pjesë e shumë aktiviteteve muzikore: Festivale, Talent-show, Festival della Musica e della Moda. Eshtë e angazhuar së bashku me mamin në punën e saj si estetiste, por dëshira e saj është muzika, fotografia, kërcimi, letërsia dhe udhëtimet. Në Itali ka punuar me një bandë që luante muzikë tradicionale italiane. ‘The Voice’ i duhet si një eksperiencë dhe sfidë, por edhe për t’u provuar talentin, atyre që nuk kanë pasur besim te aftësitë e saj.


 

Adion Skënderaj

ADION-SKENDERAJ

Mosha: 25 vjeç
Vendlindja: Berat
Vendbanimi: Berat
Arsimi: Liceu Artistik, Berat (kanto)

Adioni ka 7 vjet që ka mbaruar liceun në Berat për kanto, por që atëherë nuk është ushtruar më në fushën e muzikës.  Rrugëtimi i tij në botën e muzikës është mjaft i çuditshëm. Ka nisur akademinë e arteve në Tiranë për kanto, por e ka ndërprerë. Më pas ka fituar një konkurs për të vazhduar sërish për muzikë në Itali, por sërish u tërhoq. Pas këtyre peripecive me shkollën, Adioni punon si banakier në lokalet në Berat nga mëngjesi në mbrëmje. Ai thotë se mungesa e vullnetit ka bërë që shumë gjëra në jetën e tij të kenë mbetur në mes të rrugës. Vjen në ‘The Voice’ për t’i hapur vetes një mundësi të re. Jo vetëm për të shpluhurosur sërish pasionin për të kënduar si shumë vite më parë, por pse jo edhe për të hapur një dritare të re në jetën e tij. Këtë radhë shprehet se ka vullnetin e duhur për ta bërë këtë.


 

Lorenc Hasrama

LORENC-HASRAMA

Mosha: 17 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: Studion në Lice Artistik (violë)

Lorenci studion në lice për violë, por i bie dhe pianos dhe kitarës. Ndonëse në moshë mjaft të re, ai ka një karrierë shumë të pasur muzikore, që zë fill në moshën 15-vjeçare. Prej dy vitesh, ai këndon live në baret e lokalet më të njohura të kryeqytetit, si dhe ka një grup të tij muzikor me emrin “Turtles”. Konkurset muzikore i shikon pak me dyshim pasi, sipas tij, janë “thikë me dy presa”, ose ngjitesh në maja ose humbet shumë pikë. Por më në fund ai ka vendosur të marrë pjesë në ‘The Voice’, jo vetëm për të shtuar publicitetin për grupin e tij, por edhe të spikasë si vokalist. Ai shprehet se nuk është i kënaqur mesa ka arritur deri tani. Me pjesëmarrjen në ‘The Voice’ kërkon të vendosë standarde më të larta tek vetja si muzikant profesionist.


 

Alma ka përzgjedhur 2 konkurentë në skuadrën e saj:

Ina Torba

INA-TORBA

Mosha: 24 vjeç
Vendlindja: Dibër
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: Studion për Inxhinieri Ndërtimi

Ina ka një ndodhi shumë interesante në jetën e saj. Tek merrte pjesë në një tjetër konkurrim muzikor, që përfundoi si një përvojë zhgënjyese, mori vendimin për të mos u marrë më me muzikë. Nga ana tjetër, ky vendim ngjalli jo pak debate në rrethin e saj miqësor, i cili vazhdimisht ngulmonte që ajo të mos hiqte dorë nga muzika. Ishte ky presion i shoqërisë, ai që bëri që ajo sërish t’i rikthehej muzikës, këtë radhë duke aplikuar për në ‘Voice’.  Sipas saj, ‘The Voice’ do të jetë një start i ri, pasi beson në profesionalizmin e trajnerëve.  Aktualisht, ajo studion për inxhinieri ndërtimi dhe për të përballuar jetesën punon dhe në një Call Center.


 

Almeida Malka

ALMEIDA-MALKA

Mosha: 17 vjeç
Vendlindja: Memaliaj
Vendbanimi: Memaliaj
Arsimi: Shkolla e Mesme e Përgjithshme

Almeida vjen në ‘The Voice’ nga qyteti i vogël i Memaliajt, e frymëzuar nga dëshira e talenti, por edhe nga emrat e njohur të ekranit, që e kanë prejardhjen nga qyteti i saj.  Ajo shprehet se është e dashuruar pas muzikës, por dëshiron që të ndjekë fakultetin e mjekësisë, që mënyrë që në ardhmen të bëhet gjinekologe. Megjithatë, lidhjet e forta që ka me artin, si mbesë e aktorit Medi Malka,i cili i ka zëvendësuar edhe figurën e të atit, që nuk jeton më, e shtyjnë Almeidën që të ndjekë instinktin e lindur e të trashëguar. Ajo kërkon të ndryshojë realitetin për veten dhe familjen e saj. Almeida ka marrë pjesë edhe në ‘Voice Kids’.


 

Jonida ka përzgjedhur 1 konkurent në skuadrën e saj:

Sara Koçi

SARA-KOCI

Mosha: 19 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: Studion Koreografi

Ka kënduar që kur ka qenë e vogël nëpër festa, por edhe ka kërcyer, sepse edhe baleti është pasioni tjetër i saj, prandaj edhe është angazhuar si balerinë dhe për momentin studion për koreografi. Ka kënduar disa herë në disa koncerte të vogla. Synimi i saj  është që të jetë show-girl. ‘The Voice’ mund të jetë hapi më i mirë për të filluar një karrierë në televizion. I pëlqejnë shumë artistet e huaja dhe frymëzohet prej tyre. Dëshira e saj është që të bëjë një koncert të sajin, bashkë me një trupë baleti.


 

Genci ka përzgjedhur 2 konkurentë në skuadrën e tij: 

Fjoralba Ponari

FJORALBA-PONARI

Mosha: 21 vjeç
Vendlindja: Tropojë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: Studion Stomatologji

Dega e studimeve që ka zgjedhur Fjoralba është rrjedhojë e profesionit të prindërve: i ati stomatolog dhe e ëma mjeke. Ka kohë që është angazhuar edhe ajo në klinikën e të atit, duke ushtruar profesionin për të cilin po studion. Ajo ka marrë pjesë në konkurs shkollash të mesme, në vit të parë, është marrë me aktrim në gjimnaz dhe tetëvjeçare. Gjithashtu, ka marrë pjesë në dy konkurse brenda vendit dhe një jashtë,  për make up dhe ka fituar një çmim të parë dhe një të dytë. Është marrë edhe me ping pong dhe me kick boks. ‘The Voice’ e do për një eksperiencë ndryshe, por nuk do ta sakrifikonte punën që e pret në klinikë dhe profesionin e sigurt që ka zgjedhur, për muzikën.


 

Redon Kikaj

REDON-KIKAJ

Mosha: 17 vjeç
Vendlindja: Prishtinë
Vendbanimi: Prishtinë
Arsimi: Shkolla e Mesme e Përgjithshme

Pasionin e tij e ndan mes muzikës dhe aktrimit, duke pasur pretendime për të dy zhanret. Është pjesë aktive e aktiviteteve të shkollës dhe është gjimnazist shumë ambicioz. Nuk është mjaftuar vetëm me koncertet brenda mureve të shkollës, por shfrytëzon rastin për t’u shfaqur edhe në aktivitete jashtë saj, gjë që e ka bërë të fitojë siguri në aftësitë e tij si këngëtar. Vjen në ‘Voice’ për një eksperiencë serioze, që e mendon si fillimin e duhur për rrugën e tij. Është shumë pasionant dhe i sigurt në vetvete.

Tags: The Voice of Albania 5
Previous Post

Top Media, Vjollca Hoxha merr drejtimin e Top Channel

Next Post

Berisha kësaj here “godet” Bushatin

TË NGJASHME

Sezoni i ri i “Big Brother VIP Kosova” merr formë, vjen konfirmimi i parë zyrtar
InfoMedia Kosova

Sezoni i ri i “Big Brother VIP Kosova” merr formë, vjen konfirmimi i parë zyrtar

“Big Brother VIP Kosova” ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa është konfirmuar edhe rikthimi i Olsa Muhametit...

by IMA Redaksia
Kor 22, 2026
Nis rrugëtimi i sezonit të 7-të të “X Factor Albania”, këtë të shtunë audicioni i madh në RTV Klan
TELEVIZION

Nis rrugëtimi i sezonit të 7-të të “X Factor Albania”, këtë të shtunë audicioni i madh në RTV Klan

Një nga formatet më të njohura muzikore në Shqipëri rikthehet për një tjetër sezon emocionues. “X Factor Albania” nis zyrtarisht...

by IMA Redaksia
Qer 22, 2026
Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Mimoza Ahmeti fiton “Ferma VIP 3”, finalja merr vlerësime edhe nga Fremantle
TELEVIZION

Mimoza Ahmeti fiton “Ferma VIP 3”, finalja merr vlerësime edhe nga Fremantle

Poetja e njohur Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, duke mbyllur me triumf një...

by IMA Redaksia
Qer 18, 2026
Debati për Botërorin 2026, Telekomi i Kosovës: Askush nuk mbetet pa e parë
InfoMedia Kosova

Debati për Botërorin 2026, Telekomi i Kosovës: Askush nuk mbetet pa e parë

Telekomi i Kosovës ka reaguar pas diskutimeve dhe kritikave të ditëve të fundit lidhur me transmetimin e ndeshjeve të Kupës...

by IMA Redaksia
Qer 15, 2026
Renato Mekolli thyen heshtjen: “Kjo është jeta ime e dytë” – rrëfimi i fortë nga Miami
TELEVIZION

Renato Mekolli thyen heshtjen: “Kjo është jeta ime e dytë” – rrëfimi i fortë nga Miami

Shefi i njohur i kuzhinës dhe figura televizive Renato Mekolli ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, menjëherë pas rihapjes...

by IMA Redaksia
Shk 11, 2026
Next Post
Berisha kësaj here “godet” Bushatin

Berisha kësaj here "godet" Bushatin

Halit Ergenç dhe Tuba Buyukustun bashkë në një film të ri

Halit Ergenç dhe Tuba Buyukustun bashkë në një film të ri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA