TIFF, nis sot edicioni i 13-të i festivalit të filmit ndërkombetar në kryeqytet

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Tirana International Film Festival, edicioni i 13-të i të cilit nis më 28 tetor, jo vetëm vijon të mbetet besnik i dashamirësve të kinemasë, por edhe t’i japë qytetit atmosferën magjike të Artit të Shtatë. 4.200 aplikime, filma nga 110 vende të botës që kanë synuar pjesëmarrjen në TIFF, janë treguesi i sasisë, por edhe rankimit të këtij festivali në listën e festivaleve rajonale të Kinemasë. Janë 111 filma pjesëmarrës që para se të vinin në TIFF kanë prekur kinematë dhe publikun e Kanës, Berlinit, Venecias dhe Karlovi Varit, janë sipas drejtorit të festivalit Agron Domi, preludi i një festivali plot surpriza. Hollywood Foreign Press Association e ka renditur Tirana International Film Festival mes 102 Festivaleve më të rëndësishme botërore për vitet 2015-2016.

Festivalin do të hapet dhe mbyllet me dy premiera shqiptare, “Burrnesha” nga Laura Bispuri dhe “Babai” nga Visar Morina. Një tribut i veçantë i kushtohet një prej personaliteteve të kinemasë  italiane dhe botërore siç është Pier Paolo Pasolini në “Pasolini Day”.

Programi special i TIFF përfshin një gamë të gjerë zgjedhjesh të cilat shfaqen në kinematë “Millenium dhe “Agimi” duke nisur nga “Life is short”, “Dokutiff”, “Women to women” si edhe “Marubi films”.

Këtë edicion TIFF do të ndajë çmime për tre seksione të veçanta:

awards1. Feature Film Competition
2. Short Film Competition
3. In Albanian Film Competition

 

Festivali do të mbahet nga data 28 Tetor deri në datë 5 Nëntor në Kinema Millenium.

Për programin e festivalit dhe listën e plotë të filmave që do të shfaqen klikoni këtu.

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!