Top Channel drejt krijimit të një platforme streaming?

Tashmë platformat streaming janë duke “sunduar” botën dhe duke nxjerrë “jashtë loje” televizionin linear. Duke nisur që nga gjigandet Netflix dhe Amazon Prime dhe duke përfunduar tek platformat e tjera të vogla në pronësi të rrjeteve mediatike, tashmë të parit televizion online dhe ndryshe nga tradicionali po kthehe në një tendencë e cila realisht nuk mund të mposhtet.

Teknologjia mesa duket është duke tunduar edhe Top Channel. Ndërsa tashmë të gjitha televizionet shqiptare janë duke u përpjekur të krijojnë një hapsirë të gjerë dhe interaktive me ndjekësit në rrjetet sociale, Top Channel sëfundmi ka vendosur të sjelli dhe programe tërësisht për transmetim online.

Fillimisht, kohë më parë televizioni nisi përgatitjen e një edicioni të shkurtër informativ të quajtur “Lajme Web” dhe para disa ditësh ka nisur dhe transmetimin e “Voila” një program showbizz-i. Top Channel gjithashtu ka hapur edhe aplikimet për pjesëmarrjen në një tjetër projekt të quajtur “Diaspora” i cili do të vijë në formën e një rrëfyesi historie (storyteller) për shqiptarët e diasporës.

Duke parë që prej vitesh televizioni ka patur një tendencë që të jetë paralel me zhvillimet e teknologjisë, ndër të parët televizione në transmetimin në HD në Shqipëri dhe Europë, me nisjen e transmetimeve të dedikuara në internet tashmë na bën të aludojmë se Top Channel është në fazën eksperimentale dhe testuese të vijueshmërisë së programeve.

Ndërkaq, gjithçka mbetet për tu parë nëse Top Channel do të ketë platformën e parë streaming shqiptare apo një media tjetër do përpiqet për ta marrë fronin./IMA/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.