Tring denoncon piratin e rradhës!

Pas marrjes së licenses së transmetimit të ndeshjeve të UEFA Champions League, pirateria e kanaleve të platformës dixhitale Tring është shtuar në mënyrë masive. Kësaj rradhe nuk është ndonjë transmetues kabllor i ndonjë qyteti por një transmetues IPTV.

Bëhët fjalë për TIBO një transmetues i teknologjisë IPTV i cili është denoncuar sot nga platforma Tring nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare të platformës në Facebook: Njoftojmë se kompania TIBO TV transmeton në mënyrë të paligjshme dhe alternative ndeshjet e UEFA Champions League për të cilat TRING disponon të drejtë ekskluzive për territorin e Shqipërisë dhe kanale të cilat janë ekskluzive në paketën TRING. Ju lutem mos bini pre e mashtrimeve të kësaj kompanie!

12020045_10154272382634832_6655570712629706983_n

Kompania TIBO TV është një transmetues ndërkombëtar i cili nëpërmjet një paisjeje Android bën të mundur shikimin e kanaleve nëpërmjet lidhjes së saj me internetin. Kjo kompani gjithashtu ka edhe një marërveshje më platformën Digitalb, por mesa duket paska harruar të lidhi një të tillë me Tring.

IMA / J.Kasaj