Ata janë heronj të heshtur dhe të vetmit në vijën e parë të luftës me COVID-19.
Bota kësaj here është tërësisht në duart e tyre. Falenderimet, solidariteti dhe ndihmat për bluzat e bardha janë bërë lajtmotiv në çdo vend.
Çdokush është përpjekur në forma të ndryshme të jetë këtë kohë sa më pranë mjekëve e infermierëve që luftojnë papushim për të shpëtuar jetë.
Televizioni Klan zgjodhi të shprehë mbështetjen për bluzat e bardha te spitali “Shefqet Ndroqi”, apo i quajtur ndryshe Covid-2, ku po njësoj po luftohet për të shpëtuar të prekurit, duke u ofruar mjekëve e infermierëve një vakt me gatimet e restorantit Padam.
128 mjekët dhe infermierët e këtij spitali nuk janë vetëm në këtë betejë me të keqen.
Pak ditë më parë, po në shenjë respekti e solidariteti, ishte stafi i Opinion në Tv Klan, që ofroi në të njëjtën mënyrë një vakt për bluzat e bardha te Spitalit Infektiv.
Tv Klan