Këngëtari Ricky Martin do të interpretojë në Versace: American Crime Story, sezoni i tretë i serialit antologjikë krijuar nga Ryan Murphy për kanalin FX.
Popstar-i në këtë serial do të interpretojë rolin e Antonio D’Amico, partnerin e stilistit Gianni Versace, me të cilin pati një histori dashurie disa vjeçare.
Dhjetë episodet do të tregojnë ngjarjet tronditëse që çuan në vdekjen e Versace (Edgar Ramirez), i cili u vra jashtë shtëpisë së tij në në Miami nga serial killer-i Andrew Cunanan (Darren Criss).
Pjesë e cast-it është edhe aktorja Penelope Cruz në rolin e Donatella Versace.
Projekti televiziv bazohet në librin Vulgar Favors i autorit Maureen Orth dhe do të jetë sezoni i tretë i serialit pas episodeve dedikuar uraganit Katrina që do të transmetohet gjatë 2018 në ekranet amerikane.