nga e para

Extreme Makeover Home Edition vjen ne Shqiperi nen emrin “Nga e Para”. Transmetohet ne Vizion+ çdo te merkure ne oren 21.00. Ritransmetim te Shtunen ora 17.00 gjithmone ne ekranin e Vizion+. Licence e Endemol prodhohet teresisht nga Anima Pictures.

Ne vetem 4 dite nje familje e perzgjedhur nga produksioni dhe autoret e Anima Pictures ndryshohet rrenjesisht. Pa qene te njoftuar trokitet ne deren e tyre dhe largohen nga shtepia per 4 dite(3 nete) ne nje hotel me te gjitha komoditetet. Nderkohe stafi i emisionit me ndihmen e nje grupi sponsorash fillon punimet per ndryshimin total te shtepise. Ky ndryshim konsiston ne çdo gje: instalime elektrike, izolim, instalime hidraulike, shembje e ngritje muresh te reja, krijim hapsirash, rregullim catish, parket, lyerje, mobilim pra çdo gje!!! Diten e 4-rt i dorezohen familjareve çelesat e shtepise se re.

Nje shtepi e rrenuar, nje familje qe e meriton, nje grup arkitektesh e dizenjuesish shume kreative, Valbona Sellimllari, 4 dite dhe nje jete ‘Nga e Para’


Sezoni 1 – Episodet

Sezoni 2 – Episodet