mafia-tv-show-t-plus-1-790x444

“Mafia” është një projekt televiziv i bazuar mbi një lojë psikologjike mes 7 a më shumë individësh të ndarë rastësisht në dy kampe.

• Historia e lojës

“Mafia” u krijua më 1986 si një lojë psikologjike në Bashkimin Sovjetik nga profesori i Universitetit të Moskës në fakultetin e
psikologjisë Dmitry Davidoff.
Ajo për shumë vite shërbente si një ushtrim i fortë logjik midis studentëve dhe gjeti përhapje të menjëhershme jo vetëm në Lindjen komuniste, po u popullarizua gjatë viteve ’90 edhe në Perëndim, nëpër komunitetet universitare, klubet e debatit, rrethet sociale e madje edhe në mjediset shoqërore e familjare.
Në SHBA ajo njihet me emrin “Werewolf” dhe konsiderohet një Party Game mjaft e përhapur. “Mafia” luhet në dhjetëra versione me emra të ndryshëm edhe në Europën Perëndimore kryesisht në Itali, Gjermani, Hollandë, Britani të Madhe dhe vendet Balltike.
Për Andrew Plotkin, personalitet lider në zhanrin e Interactive Fiction, “Mafia” ose “Werewolf” është një nga referencat më të përhapura
gjerësisht të kulturës moderne.
Në mes të viteve 90, “Mafia” u transmetua me sukses në televizionin e Letonisë në format debati me pjesëmarrjen e personazheve
publike të atjeshme.
Variante të ngjashme loje të cilat kanë elementë psikologjikë të “Mafias” janë zhvilluar edhe në vende të tjera dhe kanë shërbyer
madje edhe për subjekte kinematografike. (‘Il Talpa’ në Itali,’ The Experiment’ në Gjermani etj).

• Lojtarët

“Mafia” luhet idealisht nga 12-15 lojtarë, si një numër që eviton konfuzionin, garanton menaxhimin e mirë të kohës së debateve
dhe u jep të dyja palëve mundësi të mira konkurrence.

• Rolet

Udhëheqësi i lojës (moderatori) është ai që quhet Fati. Fati ka për detyrë të menaxhojë lojën duke zbatuar dhe sqaruar rregullat e
saj, të japë të drejtën e fjalës, të shpallë garën për akuzat formale, të organizojë votimet, të kontrollojë etapat e lojës gjatë natës dhe
ditës, si dhe të shpallë vendimet.
Fati i lojës mund ose mund të mos jetë i pranishëm fizikisht në ambientin e lojës (në një variant të lojës, ai mund ta ndjekë atë nga
një ambient tjetër me anë të kamerave dhe të komunikojë me anë të fonisë me pjesëmarrësit).
Pjesëmarrësit në lojë janë tre-llojësh: Qytetarë, Mafiozë ose Policë.
Pjesa më e madhe e lojtarëve janë Qytetarë. Numri i Mafiozëve kalkulohet si 1/3 minus 1 e numrit të pëgjithshëm.
Roli i Policit luhet nga vetëm 1 lojtar.
Rolet zgjidhen rastësisht nga lojtarët përmes zarfave të cilat kanë brenda rolin që do të ketë secili pjesëmarrës.

• Ambienti

“Mafia” mund të luhet në çfarëdo ambienti shoqëror dhe familjar. Pjesëmarrësit mund të qëndrojnë të ulur rreth një tavoline apo
në një ambient ku kanë fushë shikimi për të gjithë antarët e tjerë të lojës.
Idealisht loja zhvillohet në një sallë me një tryezë rrethore pokeri në mes dhe hapësirë të mjaftueshme përreth për të siguruar lëvizjen e Fatit rreth tryezës.

__________________________________________

SEZONI 1

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.