masterchef albania

MasterChef është një program televiziv i cili ka ndryshuar parametrat e gatimit në televizion.
Amatorë dhe kuzhinierë jo-profesionitë do të bashkohen në këtë konkurs kulinarie falë një pasioni të madh: gatimit. Ata garojnë për të fituar titullin ‘Masterchef’, titull që do t’u hapë një mundësi të artë për ta kthyer pasionin e tyre në kuzhinë në profesion.
Krijimi i këtij formati daton në vitin 1990 në Mbretërinë e Bashkuar duke u realizuar më pas në 140 vende të botës dhe duke qëndruar ende sot në krye të klasifikimeve në si një nga programet më të ndjekur.
Tani ‘Masterchef’ vjen edhe në Shqipëri për të zgjedhur ‘MasterChef’-in e parë shqiptar. Konkurrentë nga të gjitha trevat shqipfolëse mund të bëhen pjesë e këtij konkusi gatimi dhe të realizojnë ëndrrën e tyre për t’u bërë ‘chef’-a të vërtetë kuzhine.

____________________________________________________________

Sezoni 1

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.