Miku im më i mirë ka 4 putra – S01 – Episodi 06

More videos
Views
   

Njihni më mirë kafshët Tuaja shtëpiake nëpërmjet programit: “Miku im më i mirë ka 4 putra”. Një prodhim i Bledi Strakosha Media. Ky është emisioni i parë Shqiptar që realizohet me teknologjinë më të fundit 4K Ultra HD.

Në emisionin e gjashtë:

1. Njihuni me racën e qenve Akita Japonezë
2. Ju prezantojmë Akitën Eiki
3. Spot informues: Si nuhasin qentë?!
5. Këshilla veterinare: Si të parandalojmë sëmundjet e Leshmanjozës dhe të Krimbit të Zemrës tek qentë dhe macet?
6. Spot ndërgjegjësues: Kafshët shtëpiake duan përkushtim të përhershëm
7. Si të adoptojmë një qen ose mace tek ARsA? Ju njohim me proçedurat e adoptimit
8. Njihuni me racën e maceve Bombei
9. Spot informues: Si i nuhasin qentë sëmundjet tek njerëzit?!
10. Ju prezantojmë një mini-fermë në zemër të Tiranës
11. Kamera gazmore

Falenderojmë për pjesëmarrjen: Gjergji Gjore, Martin Llazani, Iris Bardhi dhe Franc Tafaruci.

Gjatë realizimit të këtij programi asnjë kafshë nuk u lëndua! Të gjitha kafshët pjesëmarrëse janë xhiruar përgjatë rutinës së tyre të përditshme dhe në habitatin e zakonshëm dhe asnjë prej tyre nuk u detyrua të kryejë aktivitete të posaçme për hir të xhirimeve.

Në disa pjesë të programit janë përdorur materiale filmike nga Animal Planet TV dhe BBC, të cilët i falenderojmë për bashkëpunimin.

About The Author
-