Tonight Ilva Tare Te njohim Shqiperine


“Të njohim Shqipërinë” është misioni i Tonight Ilva Tare, ku ne një cikël emisionesh, promovohen qytetet turistike dhe tradita kulture në vend.

Ne një rrugëtim prej 2230 kilometrash, në 10 qytete te ndryshme, me 52 të ftuar, në ekranin e televizionit ora News, do të vijë një copëz Shqipëri, me bukurinë, historinë, trashëgiminë kulturore, por dhe problematikat qe ka cdo krahine.

Emisioni i “Tonight Ilva Tare”, nis me Beratin, qytetin e një mbi një dritareve, ku për të pushuar me historinë, 2400 vjeçare, të duhet të sfidosh rrugën me gropa në në hyrje të qytetit, për të cilën, kryetari i Bashkisë , FADIL NASUFI, premton se do të asfaltohet këtë vit.
Rruga përfundon këtë vit, lajmi më i mirë pas 24 viteve. Ka privuar turistët, por dhe qytetarët, kështu që e ardhmja është e zgjidhur. Çdo shqiptar dhe u huaj që v jen nëShqipëri duhet të vizitojë Beratin, tha ai.

Në Vlorë, një ndër thesaret pranë detit, u cilësua polifonia labe. Për Artistin e Popullit, Lefter Cipa, polifonia është një pasuri kombëtare.

Polifonia jeton dhe do jetoj, është një panteon shpirtëror i këtij kombi dhe Shqipërisë. Asnjë herë nuk do të shteroj, ajo vazhdohet dhe nuk plaket. E veçanta është se të rinj dhe të reja, që kanë lindur jashtë, në emigrim, vijnë me një passion dhe dashuri për të mësuar këngën. Janë si ata zogjtë që kërkojnë majat e maleve dhe lulet e sapocelura nga shkrirja e borës. Polifonia aq sa është madhore është mbretëreshë në vetvete, është si një botë e tërë e këtij kombi, është edhe deikate, sepse nuk mungon shpirti dhe pasioni i vet popullit., tha ai.

Një nga risitë e emisionit është perfshirja ne panelit e njerëzve të thjeshtë, që rrëfejnë jo vetëm zakonet, si ato të grave të sokakeve në Gjirokastër, por dhe traditën e zejeve, si edhe ndodh në Përmet.

Sokaku ka ndryshuar shumë, se koha bën të sajën, ne plakat duam tonat, port ë rejat kanë të tjera kërkesa. Ne plakat dalim, pastrojmë sokaket me farasha. Avash na thonë se u bëtë si pastrueset e komunales. Por pastërtinë duhet tam bash që të të mbajë. Liria është në male, kultura në fushë. ndërsa të rejat nuk dalin, rrinë me celularë në dorë dhe nuk thonë as mirëmëngjes, tha Liljana Devolli nga Gjirokastra.

Ne gratë përmetare ua dimë sekretin frutave. Nëqoftëse e kap më përpara ajo fishket.Ne kemi punishte artizanale, zanatin e kemi marrë nga gjyshet, aty prodhojmë të gjitha llojet e glikosë, sipas stinës. Fillojmë me fikun, qershinë, kajsinë, arrën, kumbullën, shalqinin, patlixhanin dhe prodhimet e agrumeve në dimër. tha Odeta Nasi, teknologe në një punishte reçeli dhe glikje në Përmet.

Sigurisht që ndalesë e Tonight Ilva Tare do të ishte Shkodra, pikëtakimi i qytetërimeve, ku ndërtimet cdo ditë e më shumë po zhdukin atë trashgëmi me të cilën tani më krenohemi vec në histori.

Shkodra rilind si feniksi, lindi vet, sepe është një qytet që zoti e ka bërë për të qënë këtu ku është. Shkodra po humbet një pjesë të rendësishme të trashëgimisë së vet, sepse nuk mund të jesh i kënaqur, kur këtu te shtëpia e Oso Kukës që është një nga simbolet e rezistencës antisllave në Shqipëri, nuk mund të bëhet një pallat 7 katësh ngjitur, është e paimagjinueshme, tha Artan Shkreli.

Valbona duket se do të shndërrohet në destinacionin turistik të këtij viti, jo vetëm për shak të bukurisë natyrore por dhe mikepritjes me pash qe të ofrojnë vendasit
Aromë të jashtëzakonshme çaji, gurgullima e ujëvarës, mikëpritja e jashtëzakonshme, një malësor si Kola, tha Ilva

Unë i pres të gjithë njëlloj. Dua tju kërkoj falje të gjithë shqiptarëve, por dua tiu ofroj një këshillë. Mos u nisni për në mal me kostumin që shkoni në dasëm, tha Kola

Por turizmi nis nga Tirana, aty ku hartohen politikat dhe strategjitë e zhvillimit turistik në vend. Për Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni ka ardhur koha e promovimit të turizmit kulturor, që në fakt ishte dhe qëllimi i rrugetimit ne 10 qytete te vendit, të Tonight Ilva tare..

Turizmi kulturor, trashëgimia kulturore historike që e kemi kaq të pasur, ku kemi çfarë të tregojmë dhe me çfarë të krenohemi, ndërthur këto dy element edhe me turizmin e natyrës. Këto janë tre drejtimet kryesore, që ne mendojmë që gjatë viti 2014-2020 turizmi të zhvillohet. Ligji i turizmit është rishikuar, tani po diskutohet në parlament dhe do miratohet brendam uajit korrik, tha Gjermeni.

Cikli i emisioneve “Të njohim Shqipërinë” , që do të do të nisë, të henën më , 14 korrik 2014, në RTV Ora Neës, në orën 22.00, dhe është mundesuar në bashkëpunim edhe me Agjencinë Komëbtare të Turizmit.


SEZONI 1 – Episodet