TV1 CHANNEL

More videos
Views
   

Tv1 Channel është institucion privat, i rregjistruar në të gjitha organet shtetërore ndaj si i tillë është i angazhuar maksimalisht për respektimin e detyrimeve ligjore. Ky televizion drejtohet nga, bordi i aksionereve, që kontrollojnë paketën e aksioneve.
Ai mbështet fuqimisht nga bordi i aksionerëve, të cilët operojnë në fushën e ndërtimit, hotelerisë, agjensive turistike etj. Në fillim të vitit 2006 ato vendosën të krijojnë një televizion bashkëkohor në formë dhe përmbajtje.

Bordi rregullon të gjithë aktivitetin e televizionit. Përsa i përket angazhimeve të përditshme ai ka autorizuar Drejtorinë e TV, të cilën e kontrollon rregullisht nëpërmjet Keshillit Mbikqyrës dhe përfaqësuesit të tij Kryetarit të Këshillit Mbikqyrës.

Ai garanton edhe pavarësine editoriale të informacionit dhe të emisioneve që transmetohen rregullisht në të. Qartësia dhe garantimi i politikës së paanshme editoriale nga Bordi i Aksionerëve i dha rrëmbimthi rezultatet. Departamenti i Informacionit shumë shpejt u shndërrua në emisionin më të ndjekur të lajmeve për shkak të trajtimit te paanshëm dhe të balancuar të të gjitha zhvillimeve në vend.

Ecuria e deritanishme shërben si garanci për zhvillimin e mëtejshem. Ne fillim te vitit 2007, TV1-Channel eshte vendosur në ambjente krejt të reja,ambjente krejtesisht moderne, duke krijuar keshtu imazhin e nje televizioni kontemporan, hapesira te cilat ’i përmbushin ne maksimum nevojat e ekipit te gjerë profesionist që punon në të. Aktualisht po punohet për shtrirjen e mëtejshme të sinjalit në të gjithë qarkun e Veriut të Shqipërisë, bazuar kjo dhe në trajtimin e temave dhe ngjarjeve që i përkasin Veriut të Shqipërisë.

Category: Shqiperia
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.