WhatsApp sjell opsionin e shumëkërkuar në aplikacionin desktop

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Video thirrjet janë rritur ndjeshëm gjatë pandemisë së koronavirusit dhe kompani si Facebook dhe Zoom ka përfituar më së shumti.

Në fillim të vitit WhatsApp rriti limitin e grupeve nga 4 në 8 persona dhe tani kompania duket se është gati të prezantojë një funksion thirrjesh nga aplikacioni desktop.

Kompania ka filluar zhvillimin e saj në një prej testimeve eksperimentale. Funksioni nën zhvillim përmban thirrje video dhe audio për kontaktet individuale dhe grupet.

Fotot e publikuara tregojnë pamjen kur i telefononi dikujt nga WhatsApp në desktop e cila hap një dritare të re me kontrolle për menaxhimin e thirrjeve.

Aktualisht përdoruesit e kanë mundësinë për të kryer thirrje nga WhatsApp në desktop por përmes një shkurtese që të çon tek Messenger Rooms. Por funksionaliteti i ri do të bazohet në infrastrukturën e WhatsApp për të bërë thirrje.

Duke qenë se është në zhvillim, nuk e dimë se kur WhatsApp do të lançojë funksionin në desktop.

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!