Vitet e fundit Xiaomi ka synuar edhe sektorin e prodhimit të Telvizorëve, duke prezantuar më shumë se 20 modele dhe më i riu është prezantuar sëfundmi. Bëhet fjalë për Xiaomi Mi TV 4A prej 50 polësh.
Modeli i ri i bashkangjitet serisë së Xiaomi Mi TV 4A që u hodhën në treg vitin e kaluar (me ekran 32, 43, 49, 55 dhe 65 polësh) dhe ka një panel me rezolucion 4K UHD (3.840 x 2.160 pixel) dhe refresh 60HZ.
Veçoritë e Televizorit të ri Xiaomi janë procesori Amlogic L962 quad-core, 2 GB RAM dhe 8 GB memorie të integruar, suport HDR10+ HLG, altoparlanti stereo me teknologjinë Dolby Audio dhe dtsHD, ndërfaqja e përshtatur për çdo moshë, 3 porta HDMI dhe 2 USB, lidhje Bluetooth 4.2 LE (për të lidhur tastierë e mouse), një hyrje AV dhe suporti me komandat vokale.
Xiaomi Mi TV 4A prej 50 polësh do të dalë në shitje në Kinë duke filluar nga 23 janari me një çmim 2.399 yuan, e barabartë me gati 310 euro.