“Akordet e Kosovës” rikthehet me edicionin e katërt në RTK, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe 20 këngëtarët që do të garojnë në festival. Paralelisht, këtë vit festivali sjell për herë të parë edhe një edicion të posaçëm për fëmijë, me 15 këngë në konkurrim.
Festivali i Këngës në RTK po merr formë për edicionin e tij të katërt. Organizatorët kanë prezantuar 20 artistët dhe këngët që do të konkurrojnë në “Akordet e Kosovës”, duke sjellë një kombinim emrash të rinj dhe artistësh tashmë të njohur për publikun.
Në listën e publikuar janë Algert Sala x Jet me “Gati tu”, Arbër Krasniqi me “Vjeshtë”, Besmir Shishko me “Përjetësisht”, Dea Pasha me “Sërish”, Hawolf me “Ti si unë”, Herva Novaku me “Voila”, Miranda Lipovica me “Pranvera”, Niki Selmanaj me “E lirë”, Rei Bezhani x Martina Serreqi me “2011”, Rinea Vitija me “Histori”, Sajana Kodheli me “E lirë”, Shpend Lleshi me “Vala”, Troja Bicurri me “Mali dhe Hana”, Urim Salihu me “I njëjti”, Verona Kastrati me “Flakë”, Khuba me “Larg”, Sidorela Kelmendi Gashi me “Vetëm kam mbetur”, Olimpia Smajlaj me “Amanet”, Fatbardha Nikçi me “Hajde mor i bukur” dhe Art Lokaj me “Pa Ngjyra”.
Për herë të parë, një edicion edhe për fëmijët
Një prej risive të këtij viti është zgjerimi i “Akordeve të Kosovës” edhe drejt artistëve të vegjël. 15 zëra fëmijësh do të ngjiten në skenën e festivalit, në një program të dedikuar që do të zhvillohet më 1 nëntor 2026 në RTK.
Në garën e fëmijëve janë përzgjedhur Afrina Macula me “Superstar”, Afrona Thaqi x Androna Thaqi me “Për çdo fëmijë”, Alika Ajeti me “Jemi bota vetë”, Blin Tufa me “Magji”, Kenza Pllana me “Buzëqeshi jetës”, Luana Duli me “Ëndrrat”, Marin Kerri me “Ëndrrat s’kanë kufij”, Nuar Llapashtica me “Fitorja akullorja”, Rrita Krasniqi me “Soprano”, Shega Krasniqi me “Vajza e okarinave”, Kanarinë Kovanxhiu me “Jam vetvetja”, Mia Muçaj me “Lart e më lartë”, Aelia Berisha me “Kjo jam unë”, Aksa Sylejmani me “Lëshoni Pëllumbat” dhe Dalina Haxhiu me “E kam një ëndërr”.
Drejtoresha e festivalit, Arta Avdiu, e cilëson këtë si një hap të ri për formatin.
“Fëmijët sjellin botën e tyre përmes muzikës.”
Sipas saj, “Akordet e Kosovës” sjell për herë të parë një edicion të veçantë për fëmijët, ku këngët synojnë të përcjellin botën, ndjesitë dhe mesazhet e tyre përmes muzikës.
Në këtë mënyrë, edicioni i katërt nuk kufizohet vetëm te gara kryesore me 20 artistë, por zgjeron skenën e Festivalit të Këngës në RTK edhe drejt brezit të ri, duke krijuar një hapësirë të dedikuar për talentet e vogla.








