Ashtu si ju kemi informuar edhe më parë, si rrallë herë Top Channel do të sjelli një format “prime-time” gjatë verës i titulluar “Top Talent”.
Me synim zbulimin e talenteve të reja të Top Channel, “Top Talent” do të vijë si një talent-show që do të ketë pjesëmarrjen e 5 gjyqëtarëve që do të vendosin për më të mirët nga të gjithë të përzgjedhurit në audicionet që u mbajtën në fillim të muajt Qershor.
Kelvi Kadilli, Bieta Sulo, Marin Mema, Edi Manushi dhe Beti Njuma janë në jurinë e këtij spektakli.
Ka qenë Kelvi, moderatori i “Pop Culture” ai i cili ka njoftuar edhe datën e premierës së programit të ri, dita e mërkurë 18 Korrik që do të transmetojë puntatën e parë të këtij formati risi të Top Channel në orën 21.00./IMA/