Sot media sociale është një term i njohur nga të gjithë. Edhe në zonat më të largëta të botës kanë dëgjuar të paktën për Facebook dhe Tëitter dhe ndoshta e përdorin në mënyrë të rregullt. Por nuk ka qënë gjithmonë kështu. Media sociale në formën aktuale ka qënë vetëm për një periudhë të shkurtër edhe pse ju nuk mund ta imagjinoni jetën sot pa mediat sociale dikush në të shkuarën ia ka dalë për së mbari.
Mënyra se si përcaktohet media sociale përcakton edhe fillimin e historisë së komunikimit.
Për shembull: disa njerëz e përcaktojnë komunikimin me letra duke përdorur shërbimin postar si media sociale por shumë njerëz e përcaktojnë atë si aftësinë për të përdorur internetin për të komunikuar me të tjerët pavarësisht largësive. Sidoqoftë lindja e medias sociale nuk lidhet me median sociale.
1997: Lindja e medias sociale
Media e parë sociale për të cilën bien të gjithë dakort ishte një faqe ëeb e quajtur Six Degrees. Dhe e kishte marrë emrin nga teoria “six degrees of separation” dhe zgjati nga viti 1997 deri në 2001.Six Degrees u lejonte përdoruesve të krijonin profile dhe të shtonin miq. Six Degrees po ashtu u lejonte atyre që nuk ishin përdorues të konfirmonte miqësinë e të tjerëve.
Nga Six Degrees, interneti kaloi në një epokë tjetër të blogjeve dhe mesazheve të menjëhershme. Edhe pse bloget nuk duken si media sociale, termi i përshtatet sepse njerëzit kanë mundësi të komunikojnë me një blog. Termi “blog” është një formë e frazës “Ëeblog” e cila është cituar nga Jorn Barger një blogger i hershëm që ishte edhe editori i sitit “Robot Ëisdom.”
2000: Interneti gjendet kudo
Në vitin 2000 rreth 100 milion njerëz kishin akses në internet dhe u bë diçka e zakonshme për njerëzit të ishin më të pranishëm në rrjet. Në atë kohë dukej si një hobi i çuditshëm. Shumë e më shumë njerëz filluan të përdorin chat rooms për të bërë më shumë shokë, për të lënë takime dhe diskutuar mbi tema të ndryshme. Por lulëzimi i medias sociale kishte akoma rrugë për të bërë.
2003: Hapi i parë gjigand për median sociale
Edhe pse gjeneratat e sotme nuk mund të dinë rreth kësaj, në vitet 2000, Myspace ishte media sociale origjinale që frymëzoi dhe u hapi rrugë faqeve si Facebook.
Edhe pse sot MySpace ka një bazë përdoruesish shumë të vogël krahasuar me Facebook dhe Tëitter ka muzikantë të cilët e kanë përdorur MySpace për të promovuar muzikën e tyre dhe të dëgjohen nga producentë dhe artistë të tjerë. Colbie Caillat është një shembull i tillë.
LinkedIn është një ëebsite tjetër që ka qenë që në fillimet e medias sociale, që vazhdon të jetë edhe sot shumë i përdorur veçanërisht nga profesionistë që duan të lidhen midis tyre.
Në fakt shumica e ëebsiteve për median sociale janë të ngjashme me LinkedIn, ajo që i dallon dhe i ka bërë të famshëm është një cilësi ndryshe.
2005: Facebook dhe Twitter
Në 2004 Mark Zuckerberg hodhi në treg atë që shumë shpejt do të bëhej media sociale më gjigande.Facebook është sot faqja ëeb më e përdorur dhe ka mbi një miliard përdorues.
Sidoqoftë në 2004 Facebook u lançua vetëm për studentët e Harvard. Zuckerberg e pa atë si potencial dhe e lëshoi si shërbim për gjithë botën.
Në 2006 popullariteti i SMS frymëzoi Jack Dorsey, Biz Stone, Noah Glass dhe Evan Ëilliams për të krijuar Tëitter, një shërbim që dallohej nga të tjerët sepse u lejonte përdoruesve të dërgonin “tëeets” me 140 karaktere ose më pak. Sot Tëitter ka mbi 500 milion përdorues.
2010: Pjesa tjetër
Flickr është një nga faqet më të herëshme dhe më të famshme në shpërndarjen e fotove, të tjerë mund të përmendim Photobucket dhe Instagram, ky i fundit ka marrë shumë popullaritet dhe mund të përfshihet në karta biznesi apo media të tjera.
Tumblr është një ëebsite microblogging që filloi në 2007 nga David Karp dhe tani në pronësi të Yahoo. Foursquare ishte një ëebsite i njohur për një kohë të caktuar më pas përmendim Pinterest, Spotify dhe shumë të tjerë. Disa platforma të tjera përmendim: Google Buzz, Blippy dhe Groupon.
Një nga gjërat që filloi të ndodhte në këtë periudhë kohore ishte se media sociale filloi të përdorej shumë në biznese.
Faqet web filluan të listonin adresat e mediave sociale, bizneset përfshinin adresat e Facebook dhe Tëitter në reklamat televizive. Shumë mjete filluan të ndërtohen për përfshirjen e linkeve në këto faqe, për shembull ekzistonin plugine të ËordPress.
Ikonat e rrjeteve sociale shiheshin kudo dhe ishte e pazakonshme që një biznes të mos kishte një të tillë.
Për më tepër media sociale u kthye në një rrugë ku marketerët e internetit dhe pronarët e faqeve do të krenoheshin me shikueshmërinë e faqeve të tyre.
Mediat sociale sot konsistojnë në mijëra platforma të medias sociale që shërbejnë të njëjtat gjëra por me qëllime të ndryshme. Instagrami për shembull u përshtatet personave që komunikojnë më mirë nëpërmjet fotove, Tëitter është për ata persona që komunikojnë me copa të vogla informacioni. Bizneset po e përdorin median sociale për të promovuar produketet dhe shërbimet e tyre në një mënyre krejtësisht të re.
E ardhmja e medias sociale
Edhe pse nuk mund të dimë me siguri të ardhmen për mediat sociale është e sigurt që do vazhdojnë të ekzistojnë. Njerëzit janë “objekte sociale” dhe me shumë aftësi për të komunikuar midis tyre në nivelin që çdo person pëlqen më shumë. Me teknologjitë e reja që gjenden rreth e qark është e sigurt që media sociale do të jetë shumë më interesante në vitet që vijnë.