Kur flasim për marketing tradicional, ne u referohemi aktiviteteve që ekzistonin para epokës së dixhitalizimit. Ky lloj marketingu fokusohej më së shumti tek mediat lineare dhe gjithashtu në printime të ndryshme si fletë-palosje apo billborde.
Edhe pse teknologjia ka avancuar së tepërmi dhe duket se marketingu në televizion përmes reklamave është tkurrur ende vazhdon të ketë popullaritet. Pasi ndryshe nga ai dixhital, reklamimi në televizion vazhdon të ketë një impakt tek audienca dhe gjithashtu të ketë dhe një përfshirje të moshave mbi 65 vjeç që aktualisht nuk përdorin paisje siç janë celularët apo smartphone.
Gjithashtu marketingu tradicional i jep brandeve që jo vetëm të konsolidojnë markën por shoqëruar dhe me marketingun në internet i cili duhet thënë se kohët e fundit është bërë masiv por nga ana tjetër shumë konsumatorë kanë pikëpyetje.
Sidoqoftë hapsirat e reklamve të spoteve publicitare dhe pse janë relativisht të shtrenjta kanë filluar të ulen. Tashmë tendenca e kompanive është që gjithçka të fokusohet tek reklamimi brenda emisionit, i cili po zë vend kohët e fundit në mënyrë masive në televizionin shqiptar. Për këtë mund të referohemi lehtë në emisionin e “E Diela Shqiptare” ku moderatori i këtij formati në të gjithë fashën orare kur transmetohet emisioni ka vendosur që marketingun ta zhvillojë përmes impaktit që ai ka si person plotësuar nga emri i programit dhe emisionit.
Në përfundim, një marketing i mirë tashmë nuk konsiderohet pa sferën dixhitale por një marketing i arrir nuk konsolidohet dot pa televizionin, pavarësisht se vlera “e ekranit” duket e zbehur.