Reklamat janë një ndër burimet kryesore të të ardhurave në telvizionet shqiptare si mundësi për të sponsorizuar produktet.
Për muajin Tetor, 2020, sipas AMA, rezulton që TV Klan është televizioni i cili ka transmetuar më shumë reklama në hapësirat e emisionit, ndërsa më pas Top Channel, renditet i dyti.
Sipas matësit, TV KLAN ka transmetuar në total gjatë këtij muaj 7824 hapësira publicitare, të përkthyera në 320209 sekonda. Ajo që vihet re është se hapsira kryesore e promovimit merret nga produktet e tele-selling.
Top Shop ka transmetuar gjatë këtij muaj 35828 sekonda, i renditur më pas nga Comodita Home e cila ka transmetuar në total 27778 sekonda publicitet. Në vendin e tretë është kompania AlbTelecom me 24652 sekonda, në vendin e katërt Red Group me 17178 sekonda. E fundit renditet BCTV me vetëm 14824.
E kundërta ndodh në Televizionin Top Channel. Ky televizion ka transmetuar 7608 reklama në total 314008 sekonda transmetim.
Reklamuesit mbeten pothuajse të njejtët por me hapsira të ndryshme krahasuar me rivalin, TV Klan. BCTV renditet si reklamuesi kryesor në televizionin kombëtar me 31440 sekonda transmetim. Top Shop ka një hapsirë pothuajse të njejtë në Top Channel, si BCTV, ku numëron 31390 sekonda.
Ndërkaq AlbTelecom renditet në Top Channel me 18301 sekonda transmetim dhe kompania e cila ka transmetuar më pak është Digitalb me 15377 sekonda.
Vizion Plus gjatë këtij muaj ka transmetuar në total 5053 reklama të përkthyera në 233866 sekonda transmetim.
Në Vizion Plus, transmetuesit e këtij muaj janë të ndryshëm. Top Shop numëron 86184 sekonda transmetim dhe zë hapsirën e parë të reklamimit e pasuar nga Tring, me 24984 sekonda transmetim. One zë 7499 sekonda në promocione ndërsa i fundit renditet San Pietro Resort me 4754 sekonda.
I fundit për nga transmetimet televizive është RTSH. Si ent publik, ky rrjet televiziv ka tendencën të mos shfaqi shumë reklama apo të ketë interes nga reklamuesit. RTSH 1 ka transmetuar në total 1722 reklama të ndara në 14824 sekonda.
Ajo që shihet në këtë televizion është që interesin më të madh për promovim e zënë kompanitë e sigurimeve. Sicred promovon 8480 sekonda reklamë ndërsa Sigal 3223 sekonda. One zë 9150 sekonda transmetim dhe Vodafone 3154 sekonda nga hapsira e reklamave. Ministria e Shëndetësisë për fushatën COVID-19 zë 5796 sekonda të totalit të reklamave.