Kampionati Evropian i Futbollit “Euro 2020” i ka dhuruar RadioTelevizionit Publik vendin e parë kur vjen fjala për interesin e audiencës në Shqipëri. Për herë të parë, këtë sezon televiziv, media e vetme publike rankohet në vendin e parë duke lënë pas Top Channel dhe TV Klan i cili si rrallë herë teksa ka qënë gjithmonë në pozicionim të dytë, ka kaluar në vendin e tretë.
Qarku ku audienca ka thyer pritshmëritë dhe trendin, ka qënë Lezha, ku RTSH pozicionohet në vendin e parë me duke marë masivitetin e audiencës me 63% ndërkohë që Top Channel renditet me 13%. TV Klan dhe Vizion Plus ndajnë të njejtën vlerë, 12% të të gjithë interesit të audiencës.
Vlora mbetet ende “tifoze” e Top Channel i cili renditet i pari, ndërkohë RTSH renditet i dyti.
Në Dibër gjithashtu RTSH pozicionohet i pari dhe Top Channel në rankim të dytë. TV Klan dhe Vizion Plus nuk kanë mundur të indeksohen në statistikat e motorit të kërkimit.
Qershori solli mbylljen e shumicës prej programeve televizive për shkak të verës, ndër to ishte dhe “PërPuthen” i cili gjatë gjithë sezonit i siguroi Top Channel një audiencë tepër të lartë madje gjithashtu dhe rekorde shikueshmërie në kanalin e YouTube të televizionit.
Numrat përfaqësojnë interesin e kërkimit në krahasim me pikën më të lartë në tabelë për rajonin dhe kohën e dhënë. Një vlerë prej 100 është kulmi i popullaritetit për këtë term. Një vlerë prej 50 do të thotë që termi është gjysma më i popullarizuar. Një rezultat prej 0 do të thotë se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për këtë term.
Qarku | Top Channel | TV klan | RTSH | Vizion Plus |
Vlora | 50% | 10% | 37% | 3% |
Lezhë | 13% | 12% | 63% | 12 |
Dibër | 40% | N/A | 60% | N/A |
Shkodër | 35% | 10% | 55% | 0% |
Durrës | 40% | N/A | 60% | N/A |
Fier | 54% | 7% | 39% | N/A |
Berat | 50% | 0% | 50% | N/A |
Elbasan | 44% | 18% | 38% | N/A |
Tirana | 40% | 11 | 46% | 3% |
Gjirokastra | 33% | 34% | 33% | N/A |
Kukës | N/A | 50% | 50% | N/A |
Korca | 39% | 16% | 45% | N/A |