Shtëpia duket se mbetet ende një ndër alternativat kryesore ku përmbajtja në ekran ndiqet së bashku me familjen. Duke marë parasysh faktin që ky anketim është zhvilluar në periudhën e COVID-19 rezultatet ndikohen dhe nga ora policore e cila tashmë prej 1 viti e gjysmë vazhdon të jetë prezente në vendin tonë
Sipas anketimit, ekrani mbledh të gjithë familjen në shtëpi dhe përdoret ende si një shoqërues i kohës së lirë. Të pyetur për aktivitetin se kur shohin televizion tradicional më së shumti, të anketuarit të janë shprehur se aktiviteti kryesor është koha e lirë me familjen.
Koha gjatë konsumit të vakteve është një tjetër hapësirë ku ndiqet televizion ku vihet re se pjesa më e madhe, 83% e atyre që janë përgjigjur për këtë pyetje janë të moshave 21-49 vjeç.
Argëtimi përmes ekranit të televizionit është gjithashtu një opsion dhe për të “vetmuarit”. 119 veta nga ky anketim figuron që e shohin televizionin si një opsion për argëtim gjatë kohës që janë vetëm në shtëpi. 93% e plotësueseve i përkasin moshës 15-20 vjeç.