Programet Video-On-Demand dhe Streaming kanë tendenca që të rriten dhe në vendin tonë. Aktualisht në Shqipëri, Netflix ka një përdorim të madh por duke qënë se është një platformë përmes pagesës, për popullatën shqiptare ka dhe kufizimet pavarësisht se çmimi në parim mund të duket i ulët.
Nisur nga kjo, alternativë kryesore dhe masive është dhe YouTube, një platformë në pronësi të Google të cilën televizionet në vendin tonë e përdorin vazhdimisht si një mundësi e dytë për të parë programet që kanë transmetuar dhe që publiku i ka humbur. YouTube përdoret gjithashtu nga televizionet shqiptare dhe si një instrument matës për audiencën.
Nga anketimi i zhvilluar rezulton se pjesa më e madhe e të anketuarëve kanë tendencën ti shohin programet televizive përmes YouTube.
43.4% e të anketuarëve përgjigjen se preferojnë ti shohin programet e televizionit përmes YouTube ndërkohë që 24% e tyre kanë vendosur të qëndrojnë neutral. Pjesa tjetër, 32.6% preferojnë të ndjekin një program përmes transmetimit të drejtëpërdrejtë televiziv.