Muaj Shkurt si ndër më të ftohtët e stinës së dimrit ka tendencat që ti bashkojë të gjithë para televizionit dhe duket se këtë herë Top Channel ka arritur të “rrëmbejë” shikuesit e ekranit. Ngjarjet e shumta që kanë ndodhur nga programi fenomen “PërPuthen” duket se i kanë dhënë akoma më shumë jehon televizionit i cili duhet thënë se tashmë ka shënuar një sukses të cilin prej kohësh e kishte dëshiruar.
Sipas statistikave të ofruara nga Google, Top Channel renditet si televizioni i cili është kërkuar më shumë në rrjet nga shqiptarët madje duke lënë në hije televizionet e tjera në disa qytete gjatë këtij muaj. Rasti vjen nga audienca me lokalizim në dy qytete, Durrës dhe Gjirokastër ku termat e kërkimit për televizionet e tjera kombëtare nuk kanë arritur të indeksohen.
Në qytetin e Beratit, torta është ndarë midis tre televizioneve Top Channel 46%, TV Klan, 31% dhe Radio Televizioni Shqiptar.
Audienca ka shfaqur interes për Vizion Plus në nivele të larta vetëm në Tiranë me 11% vlerë të cilën e ruan RadioTelevizioni Shqiptar dhe TV Kln. Dhe në Kryqytet lider mbetet ende Top Channel me 67% të të gjithë interesit nga ana e motorit të kërkimit.
TV Klan, interesin më të madh në rang qarku e ka marë nga Gjirokastra me 40% të kërkimit ndërkohë që pjesa tjetër, 60%, ruhet nga ana e Top Channel.
RadioTelevizioni Shqiptar ka patur interes të lartë nga ana e Beratasve me vlerën 23%. Sidoqoftë në qytetin e Durrësit, Fierit, Gjirokastrës dhe Kukësit, Google nuk ka siguruar të dhëna të mjaftueshme për termin e kërkimit.
POPULLARITETI PËR TELEVIZIONET NË RANG QARKU
Numrat përfaqësojnë interesin e kërkimit në krahasim me pikën më të lartë në tabelë për rajonin dhe kohën e dhënë. Një vlerë prej 100 është kulmi i popullaritetit për këtë term. Një vlerë prej 50 do të thotë që termi është gjysma më i popullarizuar. Një rezultat prej 0 do të thotë se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për këtë term.
Qarku | Top Channel | TV klan | RTSH | Vizion Plus |
Vlora | 70% | 23% | 7% | n/a |
Lezhë | 76% | 16% | 8% | n/a |
Dibër | 85% | 10% | 5% | n/a |
Shkodër | 62% | 22% | 12% | 4% |
Durrës | 100% | n/a | n/a | n/a |
Fier | 67% | 33% | n/a | n/a |
Berat | 46% | 31% | 23% | n/a |
Elbasan | 67% | 33% | n/a | n/a |
Tirana | 67% | 11% | 11% | 11% |
Gjirokastra | 60% | 40% | n/a | n/a |
Kukës | 55% | 36% | n/a | 9% |
Korca | 100% | n/a | n/a | n/a |