Top Channel ka fituar audiencën maksimale për muajin Prill i cili gjithashtu ka qënë dhe muaj në të cilin ka kulmuar fushata e zgjedhjeve të 25 Prillit. Beteja për ekran këtë herë i çoi televizionet kokë më kokë jo për përmbajtjet me karakter argëtues por programeve të debatit politik në Prime Time.
Top Channel ka arritur të fitojë audiencën maksimale duke “lënë në hije” tre televizionet e tjera kombëtare në qarkun e Gjirokastrës, Beratit, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës.
Ndërkaq TV Klan ka arritur të ketë marrë vëmëndjen e audiencës në Shkodër me vlerën 36% duke zënë vendin e parë në nivel qarku ku TCH është pozicionuar në vendin e dytë. Në Fier, TCH ka mundur të fitojë 80% të termave të kërkimit ndërkohë që TV Klan 12%. RTSH dhe Vizion Plus ndajnë të njejtën vlerë, 4%.
Korça ka patur gjithashtu ka patur interesin më të lartë (29%) nga të gjitha qarqet dhe për RadioTelevizionin Shqiptar i cili në këtë qytet konkuron me TV Klan (28%). Pozicionimin e parë vazhdon ta mbajë TCH me 43%.
Fushata politike është përcjellë masivisht në të gjitha televizionet e cila është karakterizuar nga një larmishmëri të ftuarish në studio. Të Dielën e 25 Prillit, Top Channel duhet thënë se ka qënë televizioni i vetëm që ka transmetuar në mënyrë maratonë procesin zgjedhor e më pas të gjithë procesin e numërimit. Me interes të lartë ka qënë gjithashtu dhe exit-poll i cili u publikua menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në bashkëpunim me Albanian Post ku u transmetuan projeksionet nga gjetjet e anketimit.
Numrat përfaqësojnë interesin e kërkimit në krahasim me pikën më të lartë në tabelë për rajonin dhe kohën e dhënë. Një vlerë prej 100 është kulmi i popullaritetit për këtë term. Një vlerë prej 50 do të thotë që termi është gjysma më i popullarizuar. Një rezultat prej 0 do të thotë se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për këtë term.
Qarku | Top Channel | TV klan | RTSH | Vizion Plus |
Gjirokastra | 100% | |||
Elbasan | 71% | 18% | 11% | 0% |
Fier | 80% | 12% | 4% | 4% |
Berat | 100% | |||
Kukës | 100% | |||
Tirana | 64% | 25% | 8% | 3% |
Vlora | 72% | 15% | 9% | 4% |
Durrës | 50% | 25% | 12% | 13% |
Lezhë | 100% | |||
Shkodër | 29% | 36% | 23% | 12% |
Dibër | 100% | |||
Korca | 43% | 29% | 28% | 0% |