RadioTelevizioni Shqiptar ka zënë për herë të parë vendin e dytë në rankimin e televizionve kombëtare me interesin më të madh gjatë muajt Mars.
Sipas motorit të kërkimit Google, RTSH ka fituar popullaritet sidomos në datën 28 Mars ku ka mposhtur gjithashtu dhe Top Channel i cili që nga fillimi i sezonit televiziv ruan vendin e parë. Dhe pikërisht arsyeja që RTSH është pozicionuar i dyti në listë është pikërisht sezoni sportiv ku interesi më i gjerë ka qënë për kanalet e sportit të platformës dixhitale.
Top Channel kulmin e audiencës e ka patur në 10 Mars ndikuar nga ngjarjet e PërPuthen dhe zhvillimet e COVID-19.
Interesi më i lartë për RadioTelevizionin ka qënë në qytetin e Lezhës i cili ka siguruar 42% të interesit një shifër të njejtë me Top Channel. Ndëkohë TV Klan në Lezhë ruan vlerën 16%.
Në qytetin e Vlorës, Top Channel ka patur interesin më të lartë (72%) ndërkohë vlera 12% ruhet nga TV Klan dhe RTSH. Vizion Plus paraqitet më poshtë vetëm me 4%.
Në Dibër audienca ka patur interes më të lartë për Top Channel me 67% dhe RTSH, 33%.
Në Shkodër Top Channel renditet i pari me 69% ndëkohë TV Klan renditet i dyti me 25%, RTSH ruan dhe në këtë qytet vlerën 6%.
Në qarkun e Gjirokastrës “kokë më kokë” qëndrojnë Top Channel me 33% të interesit ndërkohë që në vendin e parë paraqitet TV Klan me 34% të interesit të audiencës. Vizion Plus ka patur dhe interesin më të lartë nga të gjitha qytetet e tjera në Gjirokastër me vlerën 11%. RTSH paraqitet me vlerën 22%.
Në qarkun e Fierit, 57% figuron Top Channel, 21% TV Klan, 16% RTSH, dhe Vizion Plus me vlerën 6%.
Numrat përfaqësojnë interesin e kërkimit në krahasim me pikën më të lartë në tabelë për rajonin dhe kohën e dhënë. Një vlerë prej 100 është kulmi i popullaritetit për këtë term. Një vlerë prej 50 do të thotë që termi është gjysma më i popullarizuar. Një rezultat prej 0 do të thotë se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për këtë term.
Qarku | Top Channel | TV klan | RTSH | Vizion Plus |
Vlora | 72% | 12% | 12% | 4% |
Lezhë | 42% | 16% | 42% | N/A |
Dibër | 67% | N/A | 33% | N/A |
Shkodër | 69% | 25% | 6% | N/A |
Durrës | 80% | N/A | 20% | N/A |
Fier | 57% | 21% | 16% | 6% |
Berat | 50% | 29% | 14% | 7% |
Elbasan | 75% | 8% | 8% | 9% |
Tirana | 57% | 21% | 16% | 6% |
Gjirokastra | 33% | 34% | 22% | 11% |
Kukës | N/A | N/A | N/A | N/A |
Korca | 50% | 29% | 14% | 7% |