Matësi tradicional i audiencës në Shqipëri jo pak herë është kthyer në një debat diskutimi jo vetëm nga ana e profesionistëve të fushës por gjithashtu dhe nga publiku. Statistikat e dhëna shpesh herë duke qënë konfuze dhe të paqarta janë tepër të mistershme gjithashtu dhe mënyra e matjes është një hapsirë e cila vazhdimisht nxjerr debat.
Në Shqipëri ndër vite kanë funksionuar 2 kompani për matjen e audiencës.
- Abacus
Kompania Abacus tashmë prej afro 2 vitesh ka njoftuar zyrtarisht mbylljen e saj, kjo erdhi e gjitha pas një skandali të publikuar në Shqiptarja.com ku pas një investigimi rezultoi se kjo kompani kishte krijuar një skemë të mirëfilltë mashtrimi. Sipas gjurmimit të bërë nga kjo media rezultoi se Abacus nuk kishte asnjë staf i cili të angazhohej me audimatësin. Ndërkaq, Shqiptarja.com vendosi në pikëpyetje faktin se si një kompani e cila supozohej të maste audiencën tek rreth 1.000 familje shqiptare nuk kishte një investim që të arsyetonte matësin.
Ndërkaq, në fillim të 2019, Abacus vendosi të tërhiqej nga tregu pa dhënë arsye ndërkohë që faktet e zbuluara nga investigimi janë mjaftueshëm të besueshme shoqëruar nga fakti i “misterit” që karakterizon në përgjithësi audimatësin në vendin tonë.
- Telemetrix
Telemetrix është një kompani tjetër e cila operon ende në vendin tonë për matjen e audiencës. Sipas kompanisë, ajo operon përmes sistemit TiviMax i cili është i shpërndarë në afro 300 familje në të gjithë vendin. Por sidoqoftë, edhe Telemetrix nuk ka mbetur pa u përfshirë në skemën e Investigimit. Emisioni “Fiks Fare” në Top Channel ka raportuar se kompania nuk bën një matje të mirëfilltë të audiencës. Fiks Fare argumenton se panelet e matësit nuk janë të shpërndarë në të gjithë vendin por vetëm nga qytete të vogla.
Nga ana tjetër, formati investigativ ka mundur të hyjë në dhomën e serverit që supozohet që mat audiencën i cili dushëm nuk kuptohej fakti si mund të ishte “inteligjent”. Nga ana tjetër, investigimi çoi në konflikt midis Top Channel dhe Telemetrix. Televizioni ndoqi një rrugë ligjore e cila dhe pse u pezullua nga gjykata për të monitoruar këtë televizion vazhdonte ta monitoronte dhe raportonte tek klientët.
Por beteja ligjore bëri që të dilte në pah dhe fakti se kompanitë audimatëse nuk kanë një rregullator dhe janë të pakontrolluara. Ndër to as AKEP apo Autoriteti i Mediave Audiovizive.
Dyshime gjithashtu ka hedhur dhe studiuesi Ivor Millman përmes një raporti ka argumentuar dhe ka evidentuar problemet e kompanive matëse në Shqipëri. Sipas Millman, Telemetrix tregoi një sistem në kufizime të konsiderueshme në parim pavarësisht se sa mirë administrohet – panel relativisht i vogël (rreth 375 shtëpi); i kufizuar në mbulim gjeografik, matje e televizorëve, por jo njerëzve; matje përgjithësisht e vetëm një televizori në çdo familje dhe pikëpyetje në lidhje me çështje teknike, si p.sh. ruajtja e nivelit të përfaqësimit të një paneli në një mjedis të ndryshueshëm, peshimi dhe kontrollet e cilësisë. Ky sistem sipas tij ishte fillestar dhe i vjetëruar.
Nga ana tjetër, përveç aspekteve teknike duke qënë tashmë në vendin tonë është vetëm një kompani audimatëse sjell dhe tendencën për abuzim, ku prej kohësh duket se grafikët e audiencës publikohen sipas interesave të televizioneve që kanë kapur “majat”.
Ndërkohë që në praktikën botërore, gjithçka është transparente. Audienca publikohet në mënyrë ditore, realitet ky që mesa duket për Shqipërinë është shumë larg, duke parë dhe faktin që AMA nuk ka bërë përpjekje për rregullimin e tregut apo infrastrukturën e audimatësit në vendin tonë.