PërPuthen është një prej programeve që prej muajit Tetor vazhdon të jetë ndër më të ndjekurit në ekranin shqiptar por dhe më të diskutuarit në rrjet. Protagonistët e këtij programi gjithashtu janë po aq të njohur tashmë saqë Top Channel duket se ka gjetur çelësin për ti mbajtur të gjithë të ngulitur para ekranit. Ky program që erdhi si pjesë e një rubrike gjatë programacionit të së dielës në këtë televizion, papritur u kthye në një fenomen. Audienca e lartë “joshi” drejtuesit e televizionit që në bazë të këtij programi të sillnin dhe dy “spin-off” të tij siç është “PërPuthen Prime” dhe “PërPuthen +40”.
Po përse audienca është kaq e interesuar për të parë “PërPuthen”?
Në pamje të parë, vërtetësia dhe realiteti që përcjell ky program tërheq në vetëvete. Publiku është tepër kurioz për të parë kur dashurohen 2 persona. Sidoqoftë, torta është e ndarë shumë i besojnë se “PërPuthen” është me skenar dhe gjithçka serviret për të bërë “show”.
Sidoqoftë, të gjithë e shohin këtë program qoftë ai real, apo jo. Disa argumentojnë se sa më shumë shikuesit e perceptojnë një shfaqje si të vërtetë, aq më shumë rritet kënaqësia e tyre (dhe anasjelltas). Të tjerët, megjithatë, propozojnë që vërtetësia është bërë më pak e rëndësishme për shikuesit që janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për faktin se shumë programe televizive “reality” janë krijuar për të inskenuar momente dramatike. Në vend të kësaj, thuhet se audienca e heq skepticizmin përballë faktit se argëtohen përmes këtyre programeve.
Por sipas studiuesëve, audienca kënaqet kur dallon të vërtetën nga gënjeshtra në një spektakël “reality”. Kjo gjë arsyeton dhe faktin se formate si “PërPuthen”, pavarësisht se shumë gjëra shihen qartazi që janë të inskenuara kanë një audiencë mjaft të lartë.
Strategjia e Rrjeteve Sociale
Përfshirja e “PërPuthen” në rrjetet sociale është tashmë diçka e pa shmangëshme. Vetë programi shet në bazë të internetit dhe gjithçka, të gjitha diskutimet ndodhin në internet, në rrjetet sociale ku ka më shumë audiencë përfshirë YouTube, Facebook, Instagram dhe TikTok. Falë rrjeteve sociale, ky program ka mundësinë që të krijojë një mardhënie akoma më të ngushtë me publikun. Madje, publiku “pasiv” që nuk ka asnjë interes për këto programe, bie “në grackën” e tij dhe instiktivisht bëhet kurioz për të parë këtë program.
Strategjia e këtij prodhimi dhe mënyra se si protagonistët e përdorën dhe vazhdojnë ta përdorin rrjetin social jo vetëm që i shtoi audiencën “PërPuthen” por gjithashtu dhe i siguroi të ardhura mjaft të larta.
Krijimi i Komuniteteve
Ajo çfarë shihet gjatë programit është se publiku nuk është thjesht një person që ndjek, por që përfshihet. Ngjarjet e ndodhura jo vetëm që komentohen në videot e YouTube të TCH, por gjithashtu publiku rrjedh në të njejtin ritëm me programin. Protagonistët e PërPuthen, falë dhe opsioneve që Instagram (ku kanë audiencën më të madhe) ka, angazhohen me publikun. Programi gjithashtu ka dhe një hapsirë të dedikuar me komentet e publikut.