Termin “Social TV” mund ta keni dëgjuar ose jo më parë, por nuk po ndryshon vetëm realitetin tonë por dhe format se si marketohet në treg. Përdorimi i rrjeteve sociale gjatë kohës që shikohet televizion, nuk është tashmë një trend por është duke u bërë një normalitet i ri në të gjithë shtëpitë.
Sipas të dhënave të INSTAT, viti 2020, që përkon dhe me kulmin e pandemisë COVID-19 rriti gjithashtu në vendin tonë përdorimin e paisjeve të zgjuara të komunikimit.
Laptopi ka qënë një ndër paisjet që ka njohur rritjen me të madhe kur vjen fjala për hyrjen në internet. Ndryshe nga viti 2018 ku kjo paisje zinte 15.2% të të gjitha pajisjeve që përdoren për navigim, në vitin 2020 kjo shifër ka arritur në 24.4% pra një rritje me afro 9%.
Sidoqoftë, Aparati Celular/Telefonat Smart mbeten “kampionët” në fuqi për aksesimin e internetit duke e bërë të pa-shmangshëm dhe përdorimin e rrjeteve sociale. INSTAT raporton se 98.8% e të gjithë të anketuarëve përdorin celularin për përdorimin e internetit.
Sipas anketës së zhvilluar për këtë punë kërkimore, vërehet se “ekrani i dytë” është një zakon i ri dhe në familjet tona. Për pyetjen e përdorimit të telefonit dhe navigimit të internetit gjatë kohës që ndjekin televizion, rreth 71% e të anketuarëve u përgjigjen se ishin dakord.
Por ajo çfarë vërehet është se nga 250 të anketuar, grup mosha e cila pajtohet në mënyrë absolute me të ndjekurin televizion dhe përdorimin e celularit si një ekran të dytë është pikërisht mosha 15-20 vjeç i njohur ndryshe dhe si gjenerata Z.
Por çfarë do të thotë kjo për televizionin dhe mënyrën se si tashmë një televizion reklamon?
Edhe pse tashmë reklamat e televizioneve kanë rënë ndjeshëm për shkak të rritjes masive të internetit, kjo nuk do të thotë “rënie financash”.
Tashmë televizionet janë adaptuar gjithashtu dhe me format dixhitale duke përfshirë gjithashtu dhe bizneset jo vetëm përmes spoteve por dhe mesazheve promocionale apo përgatitjes së spoteve të veçanta posaçëroisht për programet.
Nielsen raporton se në të gjithë botën shihet afërsisht 35 orë në javë program televiziv, përfshirë format e reja të TV.
Dhe ndërkohë që shohin televizion, strategjia e marketingut për televizionet ka filluar të ndërtohet në mënyrë të tillë që jo vetëm të rrisi shitjet e produkteve që reklamon por dhe gjithashtu të argëtojë publikun pa krijuar një formë qëndrimi “stativ” para ekranit, ndihmuar kjo dhe nga Instagram dhe Facebook.