Mënyra se si ne ndjekim televizion ka ndryshuar rrënjësisht dhe kjo si pasojë e teknologjisë. Sjelljet e reja që ne si shikues bëjmë para ekranit kanë ndryshuar dhe mënyrën se si ne ndërveprojmë me televizionin.
Kjo ka bërë që në sferën e ekranit të ndërthuren shumë elementë që e bëjnë një program “tërheqës” duke mos e larguar vëmëndjen nga audienca.
Interaktivteti i shikuesëve të televizionit me një ekran dytësor është kthyer në një formë jetese tashmë pothuajse tek të gjithë grupmoshat. Ndërsa paisjet celulare janë duke marë gjithmonë e më shumë përhapje, audienca e tanishme është gjithmonë dhe më e përfshirë në përmbajtjen e televizionit përmes ekranit dytësor. Rrjetet sociale dhe drejtuesit e televizioneve kanë gjetur metoda interaktive për t’i mbajtur shikuesit “të mbërthyer” para ekranit dhe që gjithashtu të përshtaten lehtësisht me ata që duan ta ndjekin një program në distancë.
Në një sondazh të realizuar për këtë punim diplome duket se përdorimi i internetit përmes një paisje celulare gjatë ndjekjes së televizionit tradicional është masiv.
23.2% e të anketuarëve shprehen se janë plotësisht dakord me faktin se përdorin telefonin gjatë kohës që ndjekin televizion ndërkohë që 31.3% e tyre shprehen se janë disi dakord por nuk prejashtojnë faktin se gjatë kohës që ndjekin programe televizive nuk përdorin paisje të lundrimit në internet.
Një pjesë e të anketuarëve, 17.2% kanë vendosur të qendrojnë neutral, ndërkaq 16.7% e tyre janë pak dakord me faktin e të përdorurit një paisje me akses në internet gjatë parjes së programeve televizive. Pjesa tjetër, 11.6% nuk janë aspak dakord me këtë gjë.